• Durres, ofroj vend pune Teknik Elektro-Mekanik

Balkan Finance Investment Group ështënjë ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtareapo industriale, të Kompanisë.

Kompania ManeTCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale dhe kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni:Teknik Elektor_Mekanik
Departamenti: Mirëmbajtje
Vendndodhja: Hamallaj-Durrës

Përmbledhja e Pozicionit:

Tekniku elektro-mekanik ka për detyrë të kontrollojë dhe të kujdeset për të gjitha pajisjet e sistemit elektrik-mekanik në njësitë e komplekseve të vilave të banimit, të kryej tëgjithë shërbimet e nevojshme për mirëmbajtjen e pajisjeve të sistemit elektrikdhe mekanik/hidraulik të kompleksit, të bëj zëvëndësimin e pjesëve të këmbimit sipas manualit përkatës të teknikës dhe sipas planit të caktuar nga supervizori përkatës.

Detyra dhe Përgjegjësi :

  • Monitorimin e sistemit elektrik të fuqisë/ndricim panele shërbimi, citofoni.
  • Mbajtjen e të gjithë raporteve ditore dhe sistemimin e tyre në dosjet përkatëse.
  • Të ndjekë të gjitha punët e pazgjidhura.
  • Të merret me planet preventive sipas skedës së punës që është konfirmuar nga departamenti i mirëmbajtjes
  • Kontrollin ditor të sistemeve Teknike.
  • Kryerjen e shërbimeve PPM të sitemeve dhe raporton tek supervizori
  • Ndërhyrjen në sistemet special sipas protokollit duke mos krijuar problem me sistëmet e tjera.
  • Të masë rrymën elektrike në TR në mënyrë periodike dhe të njoftojë per ecurine e saj.
  • Eshtë përgjegjës për ndjkjen e të gjitha punëve mekanike/hidraulike dhe elektrike në kompleks pas Investimit
  • Të kontrollojë nëse të gjithë aparturat punojnë dhe ndizen në kohë.
  • Te jete i disponushem per cdo problem dhe punë që mund të kërkohet përpjesën teknike të kompleksit.
  • Të inspektojë të gjithë dhomat mekanike dhe pompat për anomali.
  • Te kontrollojë periodikisht gropat septike dhe kanalizimin KUZ, KUB.
  • Të kryej porositë për pajisje dhe furnizime (pjesëkëmbimi, filtra, fletë metalike, etj)
  • Ti përgjigjet thirrjeve për difekte dhe të ndërmarrë hapat e nevojshmëm, si dhe ti raportojë eprorit nëse është enevojshme.
  • Ti përmbahet preventivit PPM të parashikur dhe miratuar nga supervizori dhe të raportojë për të brenda afateve te paracaktuara.
  • Të mbajë ditarin e veprimtarisë ditore të përditshme.
  • Të raportojë gjithë punën te supervizori.

Edukimi:

  • Të zotëroj diplomë Universiteti në Inxhinieri Elektro-Mekanike.
  • Shkollim Profesional në Elektro-Mekanik.

Eksperiencat e punës:


Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet.

Kualifikime të tjera:


  • Eksperiencë me sistemet elektro-mekanike në ndërtesa.
  • Njohja e paketës Microsoft Office.

Aftësi të tjera
:


  • Eksperiencë pune nepozicione të ngjashme.
  • Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje.
  • Aftësi të mira komunikatavedhe ndër personalë.
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën [FONT=Gisha][COLOR=#0000ff]Hr@manetci.al[/COLOR][/FONT] me subjekt MTCI_0518 ose duke plotësuar Formularin e Aplikimit në faqen zyrtare të Mane TCI @ http://manetci.al/al/karriera/formular-aplikimi

Afati i dorëzimit: 15.02.2018

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitettë plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top