• Tirane, ofroj vend pune Elektricist

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura ndërkombëtare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Monster, Cappy Pulpy.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Elektricist

Përgjegjësia e ketij pozicioni eshte funksionimi i pajisjeve dhe programeve të mirëmbajtjes së linjave, në përputhje me specifikimet e pajisjeve dhe përputhshmërinë me standardet e cilësisë së CCBS. Pozicioni gjithashtu është përgjegjës për realizimin e detyrave të mirëmbajtjes te përcaktuara në standardet e sigurisë dhe produktivitetit

Pergjegjesite kryesore:

• Kontroll dhe aktivizim i impianteve ndihmese ne fillim te çdo turni.
• Ekzaminim i difekteve gjate procesit prodhues dhe nderhyrje per riparimin e menjëhershem.
• Plotesim i formularit te nderhyrjes pas mbylljes se difektit.
• Ekzekutim i programit te mirëmbajtjes parandaluese në pajisje.
• Kryerje te kontrollit te pajisjeve sipas frekuencave te percaktuara ne procedurat e aprovuara


Aftesite dhe kualifikimet:

• Diploma e Shkolles Mesme Profesionale, dega Elektrike; ka avantazh Diploma e Shkolles se Larte ne Inxhinieri Elektrike/Elektronike.
• Minimum 3 vjet eksperience në mirembajtjen e linjave te prodhimit, preferohet ne industri pijesh.
• Njohuri per perdorimin e kodeve elektrike kombëtare.
• Aftësi për të diagnostifikuar me saktesi e shpejtesi difektet dhe riparimin e tyre ne kohe
• Aftesi per te punuar ne grup
• Njohuri te mira te procesit dhe te linjave
• Ekzekutim te sakte te procedurave ne fuqi
• Njohja dhe perdorimi i manualeve te makinerive
• Njohja e rregullave te sigurimit teknik dhe GMP (good production method).
• Njohjuri mbi funksionimin e PLC, aplikacioneve software teknike.
• Njohja dhe përdorimi i Microsoft Office.



Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda dates 10 Shkurt 2018.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top