• Tirane, ofroj vend pune Drejtues Kantieri

[h=1][/h]

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

DREJTUES KANTIERI

PËRMBLEDHJE E POZICIONIT


Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësitë dhe detyra menaxheriale, organizative , mbikëqyrëse, koordinuese , vendim -marrëse.
Menaxheri i Projektit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë.
Drejton procesin e dokumentimit që nga marrja e projekteve, fazat e oponencës, aktet e kontrollit gjatë zbatimit ,dorëzimit të punimeve, lejes së shfrytëzimit dhe akt kolaudimit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Përgatitja dhe menaxhimi i buxhetit të projektit;
· Menaxhimi i devijimeve në projekt;
· Menaxhimi i grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurinë e tij;
· Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standardet e kompanisë dhe KTZ;
· Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
· Miraton cost raportet mujore të projektit;
· Menaxhimi i struktures tekniko administrative të projektit;
· Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
· Përcaktimin e shtojcave të kontratës( urdhër ndryshimet) dhe sigurimin e bashkëngjitjes së tyre me kontratën;
· Monitorimin e vazhdueshëm të kontratave;
· Aprovimin e penaliteteve;
· Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
· Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë
· Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit;
· Përgatit plane afatshkurtra në varësi të progresit të projektit;
· Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret;
· Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
· Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe i përditësuar;
· Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
· Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
· Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
· Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
· Orienton vartësit në procesin e punës;
· Jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta.
· Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistence teknike ,monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhineri Ndërtimi.

Eksperiencë Pune: Të ketë eksperiencë pune jo me pak se 8-të vjet dhe eksperiencë 5 vjeçare në drejtimin e projekteve të ndërtimit.
Eksperienca në fushën e ndërtimit të objekteve me funksion hoteleri përben avantazh.;

Aftësi:


  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike( CAD, EXCEL, MS-PROJECT ) (ose PRIMAVERA);
· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh).

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Shkurt 2018



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top