DAP

  • AL, Tiranë Ministria e Bujqesise kerkon Specialist ne Sektorin e Burimeve Njerezore

REPUBLIKA E SHQIPERISE
Ministria e Bujqesise, Ushqimit
dhe Mbrojtjes se Konsumatorit

NJOFTIM PER KONKURIM
SPECIALIST NE SEKTORIN E BURIMEVE NJEREZORE NE DREJTORINE E SHERBIMEVE TE BRENDSHME, NE DREJTORINE E SHERBIMEVE MBESHTETESE
Ne zbatim te ligjit Nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Departamenti i Administrates Publike rishpall konkurimin per 1 vend te lire ne pozicionin Specialist ne Sektorin e Burimeve Njerezore ne Drejtorine e Sherbimeve te Brendshme, ne Drejtorine e sherbimeve Mbeshtetese, ne Ministrine e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me nenin 12 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i nepunesit civil".

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET
Te kete mbaruar Arsimin e Larte
Te kete njohuri te mira ne gjuhen angleze
Te perdore programet baze te punes ne kompjuter
Te kete aftesi te mira komunikuese dhe menaxhuese

Paga e pozicionit eshte ne kategorine IV - a (53478 + 201 leke per cdo vit vjetersi)

Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 27.09.2006 ne Kutine Postare Nr.1751 te Departamentit te Administrates Publike, prane Keshillit te Ministrave keto dokumenta: kerkesen per Aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit (nese ka), vertetimin e gjendjes gjyqesore si dhe te pakten nje leter rekomandimi, nje numer telefoni per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimit. (Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit).

KONKURIMI eshte i hapur per nepunesit civil te te njejtes klase me procedurat e levizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre, nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kanditatet jashte Administrates Publike, sipas procedurave te sherbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, me date 03.10.2006 ne seline e Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit do te shpallet lista e konkurenteve, qe do te vazhdojne me tej konkurimin si dhe data kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje. Konkurimi do te bazohet ne njohurite e pergjithshme mbi prioritetet e qeverise shqiptare ne lidhje me zhvillimin e bujqesise (www.keshilliministrave.al), mbi menaxhimin e burimeve njerezore dhe financat ne sektorin publik, mbi organizimin dhe funksionimin e administrates publike, mbi Legjislacionin e Sherbimit Civil, Kodin e Procedurave Administrative, Kodin e Punes, legjislacionin ne fushen e etikes dhe te parandalimit te konfliktit te interesave
 
Back
Top