• Tirane, ofroj vend pune EKZEKUTIV SHITJESH NE MARKETE

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura ndërkombëtare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Monster, Cappy Pulpy.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:



EKZEKUTIV SHITJESH NE MARKETE


Përgjegjësia e këtij pozicioni është të monitoroje aktivitetet e shitjes dhe marketingut në pikat kryesore të shitjeve, me qëllim për të arritur objektivat e shitjeve në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:


· Viziton çdo market/supermarket në zonën e tij sipas programit ditor.
· Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
· Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes dhe sipas standarteve të CCBS.
· Sigurohet që produktet të shperndahen në kohë tek klientët.
· Ekzekuton në bashkëpunim me departamentin e trade marketing dhe marketing të gjitha aktivitetet promocionale.

Aftësitë dhe kualifikimet:
· Të ketë mbaruar arsimin e mesëm. (Arsimi i Larte përbën avantazh)
· Preferohet të ketë eksperiencë pune në merchandizing.
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
· Leje drejtimi automjeti.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brënda datës 27 Janar 2018.

Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset të Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top