• Fier, ofroj vend pune Menaxher i Qendres Tregtare


Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group
ështënjë ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Kompania ACREM shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të Balfin Group si dhe shërbimeve operative në to. Ndër subjektet e njohura janë Qendrat Tregtare TEG & QTU si dhe komplekset dhe rezidencat banimit Rolling Hills & Ambasador3.
ACREM kërkon të punësojë:
Pozicioni: Menaxher I Qendres Tregtare (Fier)
Departmenti: Menaxhimi Operacional
Vendodhja: Fier

Përmbledhja e Pozicionit
:

Menaxhimi I përgjithshëm i qendrës tregtare i pozicionuar në Fier duke përfshirë drejtimin dhe koordinimin e gjithë aktivitetit të qendrës si dhe mbajtjen e marrëdhënieve me qeramarrësit dhe palët e treta (nënkontraktorët).

Detyra dhe Përgjegjësi :
- Mban përgjegjësi të plotë mbi ecurinëe shpenzimeve dhe të ardhurave të qendrës.
- Kryen kontrollin e shpenzimeve dhe të ardhurave të qendrës duke realizuar analizën mujore të tyre.
-
Kontrollon në mënyrë të vazhdueshme arkëtimin e faturave të qerasë, siguron shlyerjen e faturave të qerasë në kohë dhe mënyre të plotë.
- Identifikon problemet në aktivitetin e përditshëm të qendrës dhe realizon përmirësimin e performancës.
- Mban marrëdheniet me qeramarrësit.
- Mban marrëdhëniet me organet e pushtetit lokat për problematika që lidhen me funksionalitetin e qendrës ( Bashkinë, Komunën përkatëse) .
- Mban marrëdheniet me nënkontraktoret (palët e treta) për kryerjen e shërbimeve në qendër si : Pastrim, Sigurim I jashtëm, Transport; si dhe të tjerat që mund të shtohen në vijim.
- Mban marrëdhëniet me stafin operativ të Qendrës (Mirëmbajtje, Sigurim, Pastrim, Gjelbërim, Magazinë,etj) dhe kontrollon efektivitetin e tyre.
-
Përçon politikat dhe kulturën e kompanisë në marrëdhëniet mes palëve (Acremqeramarrës, Acrem - nënkontraktor etj)
-
Siguron mbarëvajtjen e funksionimit të të gjitha shërbimeve në qendër si dhe gjithë qendrës tregtare si një e tërë .

Kërkesat e pozicionit:
a. Edukimi:
-Diplome Bachelor nëdegën Menaxhim Biznesi, Financë, Marketing
- Preferohet Master në një nga degët më sipër.
b. Eksperiencate punës: Jo me pak se 5 vjet në një profil të ngjashëm ose të njëjtë.

c. Kualifikimetë tjera:
- Trajnime të ndryshme në lidhje me aftësitënegocjuese dhe komunikuese.

d. Aftësitë tjera:
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi,
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike,
- Të ketë aftësi shumë të mira bashkëpunimi në grup,
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

e. Gjuhet e huaja:
- Tëzotëroje shumë mire gjuhën angleze,
- Preferohettë zotërojë gjuhen Italiane, ose një gjuhë tjetër të BE


Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar në këtë pozicion vakant jenitë lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit në adresën email: [FONT=Gisha][COLOR=#0563c1]hr@acrem.al[/COLOR][/FONT] deri në dt. 24.01.2018

Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatëte përzgjedhur për intervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen mekonfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi iShqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top