• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Marrjes në Sigurim

Kompania e Sigurimeve “EUROSIG” sha kërkon të punësojë në Tiranë dy punonjës të cilët/cilat do të ushtrojë detyrën e Specialist i Marrjes në Sigurim, duhet të plotësojë këto kritere:
• Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik, Inxhinieri ose të kësaj natyre;
• Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë;
• Të ketë njohuri shumë të mira dhe përdorë shumë mirë paketën Office, si edhe të përdorë e kuptojë shpejt çdo software;
• Të jetë dinamik/e, i/e komunikueshëm, përgjegjës dhe kërkues ndaj vendit të punës dhe detyrave e objektivave që i ngarkohen;
• Të disponojë letër referenca nga punëdhënës apo pedagogë, të cilat të përmbajnë qartë kontaktet mes tyre;
• Të disponojë kualifikime e trajnime të ndryshme të certifikuara;
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Detyrat:
• Përgjegjës për zonën e Tiranës;
• Përgjegjës për produktet vullnetare;
• Të ndërtoje të ndjekë dhe të përmirësoje në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët;
• Prezanton në mënyrë profesionale produktet tek klientët;
• Identifikon nevojat e klientëve;
• Jep propozime për përmbushjen e kërkesave të klientit;
• Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me të gjitha departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti;
• Të zbatojë me përpikmëri detyrat e përcaktuar nga eprori.


Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën elektronike:
E-mail: [FONT='inherit']info@eurosig.al[/FONT]
Kandidatëve u ofrohen kushte shumë të mira pune dhe mundësi formimi profesional.
Afati i aplikimit deri më 15 shkurt 2018
 


Apply
Back
Top