• Tirane, ofroj vend pune JURIST/E

Kërkohet të punësohet: Jurist/e

GEGA OIL kërkon të zgjerojë stafin me një Jurist/e .per ndjekien e procedurave te tenderave.

Përshkrimi i punës:


GEGA OIL kërkon të zgjerojë stafin me një jurist/e të ri/e, të vetë motivuar, bashkëpunues/e, me vullnet për të marrë njohuri të reja.

Aftësitë e kërkuara:

- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Drejtësi.
- Të njohë shumë mirë legjislacionin Shqiptar e veçanerisht të, Prokurimit Publik etj.
- Te kete njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Te kete njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese
- Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar
- Ndershmëri dhe integritet
- Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë
- Aftësi të mira organizative dhe pune në grup
- Detyrimisht të ketë eksperienca te mëparëshme në ndjekien e procedurave të tenderimit.
- Të ketë mbi dy vjet eksperiencë pune në fushën e tenderave.
- Te kete mbi 7 vjet eksperience pune ne fushen e drejtesise.


Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Menaxhon dhe ndjek proçedurat e prokurimit për kompaninë;
· Përgatitje e dokumentave të nevojshem të kompanisë për të marrë pjesë në procedurat e tenderimit;
· Përfaqësimin e shoqërisë pranë institucioneve administrative dhe ndjekja e procedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritetet shtetërore, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
· Harton kontrata dhe marreveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj;
· Harton çdo akt tjeter të nevojshem që i kërkohet nga shoqëria;
· Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.

Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:

- CV me foto
- Letër motivimi
- Diplomë dhe listë notash

Mirëpresim aplikimet tuaja në adresen e e-maili : legal@gegaoil.al

Më tepër informacion mbi kompaninë tone mund të merrni në faqen zyrtare:
www.gegaoil.al, aplikimet e vlerësuara do të kontaktohen elektronikisht nëpërmjet e-mailit për procedurat e mëtejëshme.

Mob : +355 67 20 40 525
 


Apply WhatsApp
Back
Top