• Tirane, ofrohet vend pune Magazinier

Përshkrimi



A.M.G shpk - Algida® është një kompani me eksperiencë 15 vjeçare në inportimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore të ndryshme të ngrira.
Sot jemi prezente në të gjithë tregun shqiptar me një gamë të gjerë produktesh.
Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.

Pozicioni që ofrohet: Magazinier per Tiranen



Detyrat



• Mban pergjegjesi mbi mallin e magazinuar ne magazine perkatese.
• Eshte pergjegjes/e per ruajtjen dhe sistemimin e mallrave ne ambientet e magazines.
• Kontrollon te gjitha furnizimet e mallrave qe hyjne ne Magazinen perkatese si dhe komunikon me operatoren e Finances ne magazine per te siguruar regjistrimin e mallrave ne sistemin e magazines.
• Kontrollon te gjitha daljet/ shitjet e produkteve nga magazine perkatese dhe krahason sasite fizike te bera dalje me dokumentacionin perkates shoqerues (fatura, flete dalje etj).
• Mban dhe organizon ndarjen e produkteve sipas datave te skadences si dhe informon Drejtorin e Logjistikes per cdo sasi malli per te cilin po afron data e skadences. Ky kontroll duhet te behet periodik sipas menyres qe ai/ajo organizon punen ne magazine.
• Siguron ndarjen e sakte te detyrave per punonjesit e magazines per sistemimin e mallrave pergatitjen e porosive dhe administrimin e paketimeve dhe materialeve promocionale. Eshte pergjegjes per perfundimin ne kohe te produkteve qe shiten si paketime promocionale dhe organizon punonjesit e magazines per mbarimin ne kohe te ketij procesi.
• Bashkepunon cdo dite me operatoren e finances ne magazinen perkatese per te kontrolluar perputhshmerine e te gjitha regjistrimeve qe behen ne sistem me levizjet fizike te mallrave.
• Sigurohet qe kodifikimi dhe vendosja e produkteve ne Magazine te behen ne menyren e duhur ne menyre qe identifikimi dhe kotrolli i produkteve te jete sa me i lehte.
• Mban nje liste me gjithe barkodet e produkteve dhe njofton operatoren e finances sa here ka ndryshime te barkodeve gjate furnizimeve.
• Monitoron ne baze ditore stokun e magazines dhe vazhdimisht krahason gjendjen fizike me sasite ne sistem duke kryer inventarizime fizike te produkteve.



Kualifikimet / Kërkesat



• Duhet te kete mbaruar minimalisht arsimin e mesem (Arsimi i larte perben avantazh)
• Preferohet mosha deri 40 vjec.
• Duhet minimalisht 3 (tre) vjet eksperience si magazinier/e ne Shoqeri distribucioni.
• Njohja e kompjuterit do te perbente avantazh.
• Te kete aftesi te mira ne njohjen e barkodeve dhe punes me to.
• Te jete korrekt ne respektimin e orareve.
• Te kete cilesi te mira te drejtimit te grupit dhe punes ne grup.



Shënime



• Personat e interesuar duhet te dergojne CV-n me foto dhe Leter Interesi me email ne adresen: hr@amgfood.com

Vetem aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda 48 orëve nga marrja e aplikimit.

A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!


 


Apply
Back
Top