• Tirane, kerkohet Përkthyes Freelancer Junior

Kërkohet përkthyes i ri i pavarur (junior) me/pa eksperiencë të mëparshme, dhe që reflekton pozitivitet në komunikim, për të përkthyer në gjuhët:

Anglisht - Italisht (anasjelltas)
Anglisht - Frëngjisht (anasjelltas)
Italisht - Frëngjisht (anasjelltas)


Pagesa bëhet në bazë të projektit.

Ju lutemi të dërgoni një email në translationanylanguage@gmail.com dhe të shkruani në subjektin e emailit:
- Emrin tuaj të plotë
- Dyshen e gjuhës për të cilën po aplikoni
- "Junior", në mënyrë që ta kemi më të lehtë për të identifikuar aplikimin tuaj

Ju lutemi të specifikoni në përmbajtjen e emailit:
- Oraret dhe ditët kur jeni të gatshëm për të punuar
- Shembuj, nëse keni, të përkthimeve të mëparshme për dyshen e gjuhës që po aplikoni.

Ju lutemi të dërgoni bashkëngjitur:
- Letër motivimi ku shpjegohet, mes tjerash, pse jeni personi i duhur për këtë pozicion, arsimin/trajnimet tuaja dhe si/kur mund t'ju kontaktojmë.


Duke falenderuar këdo që aplikon, ju bëjmë të ditur se për shkak të fluksit të madh të aplikimeve do të kontaktohen vetëm personat që ndjekin udhëzimet dhe që janë sa më pranë profilit të kërkuar. Ftojmë këdo person që ndjen se është i duhuri të na kontaktojë sa më parë të jetë e mundur.
 


Apply
Back
Top