• Tirane, ofroj vend pune part time Agjent Shitjesh

Agjencia marketingut Apa Albpartners, me një eksperiencë 13 vjeçare tashmë në treg, për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm të saj
është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.
Pozicioni i kërkuar është: Agjent shitjesh me kohë të pjesshme. Shërbimi ndaj klientëve ekzistues dhe identifikimi i klientëve të rinj,
duke synuar rritjen e shitjeve.

Detyrat

1.Promovon produktet e kompanisë dhe kryen shitjet direkte për këto produkte.
2. Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre.
3.Mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe identifikon klientë të rinj.
4.Realizon shitje për të mundësuar arritjen e objektivave të kompanisë.
5. Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet.
6.Qëndron i përditësuar me kërkesat e tregut dhe njeh konkurrencën.
7. Raportimi i shitjeve ditore tek menaxheri i shitjeve.

Kualifikimet / Kërkesat

1.Të ketë mbaruar shkollën e Mesme (mbarimi i universitetit përbën avantazh).
2. Kandidati duhet të ketë aftësi bindëse për shitje.
3.Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
4.Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe për të punuar në ngarkesë.
5. Në aspektin personal duhet të jetë i motivuar për arritjen e rezultateve.
6. Të paktën 1 vit eksperiencë në kompani të ngjashme (përbën avantazh).
7. Të posedojë patentë të klasit B.

Shënime

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë cv në adresën elektronike:
communication@albpartners.com duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikojnë.

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për
“Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top