• Tirane, ofroj vend pune part time Kordinator shitjesh

Agjencia marketingut Apa Albpartners, me një eksperiencë 13 vjeçare tashmë në treg, për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm të saj është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale. Pozicioni i kërkuar është: Kordinator shitjesh me kohë të pjesshme.

Detyrat

1.Mirëmban marrëdhëniet me furnitorët ekzistues dhe siguron furnitor të rinj.
2. Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e furnizimit duke vizituar çdo pikë.
3. Mban kontakte të vazhdueshme me klientët dhe organizon takime të agjentit të shitjeve.
4.Të asistoje klientët dhe përfaqësuesit e shitjeve për të mundësuar arritjen e objektivave të kompanisë për shitjet.
5. Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet, dhe kërkon ofertat më të mira që siguron tregu.
6.Qëndron i përditësuar me kërkesat e tregut dhe njeh konkurrencën.
7. Raportimi ditor tek menaxheri i shitjeve.

Kualifikimet / Kërkesat

1. Të ketë mbaruar studimet e larta. Preferohet dega Administrim-Biznes ose Finance.
2.Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe për të punuar në ngarkesë.
3.Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
4.Aftësi shumë të mira analizuese.
5. Në aspektin personal duhet të jetë i motivuar për arritjen e rezultateve.
6.Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
7. Të paktën 1 vit eksperiencë në kompani të ngjashme (përbën avantazh).

Shënime

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë cv në adresën elektronike:
communication@albpartners.com

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top