• Tirane, ofroj vend pune Specialist per Shitjet e Makinave me Qera

Log in Albania eshte ne kerkim te nje Specialisti/e Shitje(M / F) për t'ju bashkuar ekipit te saj.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë por nuk kufizohen vetëm në:
· Zbatimin e drejtpërdrejtë te operacioneve, parashikimin dhe vendosjen e targeteve afatshkurtra dhe afatgjata.
· Zbatimin e strategjisë brenda objektivave dhe afateve të rena dakord.
· Të ndjekë trendet e industrisë dhe të analizojë mundësitë për zhvillimin e biznesit.
· Formulimi i paketave atraktive për të gjeneruar të ardhura të qëndrueshme.
· Sigurimi që operacionet e biznesit të kryhen sipas rregullave dhe procedurave të kompanise, politikave dhe vlerave të përgjithshme.
· Ruajtja e partnereve ekzistues dhe shtimi i partnerëve të rinj.

Ne u sigurojmë punonjësve tanë një paketë bujare dhe gjithëpërfshirëse të përfitimeve, duke përfshirë:
· Sigurim shëndetsor
· Zbritje të stafit për makina dhe pasagjerë.
· Mundesi trajnimi dhe zhvillimi te karrierës.
· Paketa e Bonusit bazuar në shitjet e realizuara.
· Një kompani te qëndrueshme dhe një atmosferë pune shumë të mirë

Aftësitë / Kërkesat:
· Diplomë Bachelor ose përvojë ekuivalente
· Minimumi 1 vjet përvojë ne sektorin e shitjeve (përvoja e shitjeve në biznesin e makinave me qira përbën një avantazh).
· Aftësi të shkëlqyera të kujdesit dhe komunikimit me klientin.
· Profesionalizëm në pamje dhe qëndrim.
· Aftësia për të krijuar një imazh pozitiv pozitiv të marketingut dhe reagim proaktiv ndaj klientëve .
· Njohuri shumë të mira të Anglishtes së Biznesit.
· Leje drejtimi e tipit B.
· Më shumë se 50% e kohës së punës do të jenë në terren.

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj tek office@loginalbania.al, duke vendosur si subjekt "Aplikim për Specialist te Shitjes".
 


Apply
Back
Top