• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik (Projektues Junior)

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

INXHINIER MEKANIK (Projektues Junior)

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Inxhinieri i Mirëmbajtjes dhe Shërbimeve mban përgjegjesi për të gjithë ciklin e mirëmbajtjes dhe përkujdesjes teknike pas shitjes së produktit duke përfshirë përgatitjen dhe prezantimin e ofertave të shërbimeve te klientët.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Marrja e të dhënave përkatëse nga Inxhinieri Mekanik mbi në formatet e përshtatshme për projektimin;
  • Përllogaritja e konsumit të burimeve dhe përgatitja e prevenivëve;
  • Asistenca dhe realizimi i projektit të objektit si dhe ofrimi i alternativave;
  • Diskuton dhe bie dakord me Inxhinierin Drejtues për të gjithë detajet e mundshme të projektit;
  • Kujdeset që dokumentacioni për realizimin e projektit të jetë sa më i plotë;
  • Ndihmon në korigjimet e fundit pasi projekti paraqitet për zbatim.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Mekanike;

Eksperiencë Pune: Eksperiencë pune si Inxhinier mekanik përbën prioritet;

Aftësi:


  • Qasje kreative për ide të reja dhe njohuri të shkëlqyeshme teknike;
  • Aftësi në prezantimin e informacioneve teknike;
  • Nivel të avancuar të njohurive kompjuterike, AutoCAD, gjithashtu preferohet të njohë Solidworks;
  • Aftësi shumë të mira në komunikim;
  • Aftësia për të planifikuar punën në mënyrë efektive;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Të zotërojë leje drejtimi, klasi B;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15 Janar 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top