• Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes Finance

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të sukseshme që operon në Tiranë në fushën e organizimit të Eventeve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

PËRGJEGJËS FINANCE

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i Financës është përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit financiar dhe fiskal të operimeve të kompanisë. Siguron udhëheqje dhe koordinim në ҫështje administrative, planifikim biznesi, ҫështje të kontabilitetit dhe buxhetit të kompanisë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
· Ndihmon në zhvillimin dhe drejtimin e performancës së përgjithshme të biznesit dhe përmiresimin e fitimeve;
· Menaxhon procesin e raportimit financiar tek Drejtuesi i kompanisë duke u fokusuar në performancën financiare të kompanisë dhe të projekteve të saj;
· Planifikimi dhe sigurimi i fondeve për pagesa sipas planit të aprovuara të pagesave;
· Përgatitja e pasqyrave financiare në fund të muajit, analiza kostosh, analiza shitjes, cash flow etj;
· Koordinon përgatitjen e raporteve financiare, analizave dhe raportet informuese;
· Aprovon dhe koordinon ndryshime dhe përmiresime në sistemin e drejtimit financiar për kompaninë;
· Drejton stukturën organizative të departamentit;
· Miraton detyrat për çdo pozicion pune;
· Planifikon nevojat për trajnim të stafit;
· Përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi të tij;
· Orienton vartësit në procesin e punës, jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
· Zhvillon dhe implementon procedura financiare, kontable, faturimi dhe auditimi;
· Krijon dhe ruan masa të duhura për kontrollin e brendshëm;
· Analizon marzhin operacional, kontrollin e kostos dhe shpenzimeve për të udhëzuar drejtuesit e biznesit;
· Përgatitja e pasqyrave të konsoliduara;
· Ndjekja e marrëdhënieve me auditoret e jashtëm dhe të brendshëm;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare në Finance/Kontabilitet);

Eksperiencë Pune: Minimumi 5 vjet eksperience ne biznes dhe/ ose kontabilitet;

Aftësi:
· Njohuri shumë të mira të komputerit dhe paketës Office
· Njohuri shumë të mira të Financës 5
· Njohuri shumë të mira në fushën e kontabilitetit
· Aftësi kontrolluese
· Aftesi te larta analitike, rezistues ndaj stresit
· Aftësi menaxhuese
· Aftësi shumë te mira komunikimi
· Aftësi në përgatitje raportesh
· I vet motivuar në punë
· I orientuar nga objektivat
· Të jetë fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera
· Njohuri te mira të gjuhës angleze
· Vetemotivues, i afte te drejtoje dhe te motivoje stafin

Mirepresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Janar 2018



-

JU MIREPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top