• Tirane, ofroj vend pune MIRËMBAJTËS I PREZENCËS ONLINE

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e eventeve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MIRËMBAJTËS I PREZENCËS ONLINE

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Mirëmbajtësi i komunikimit online është përgjegjës për mirëmbajtjen e web dhe rrjeteve sociale dhe zbatimin e aplikimin e fushatave në rrjetet dixhitale si edhe optimizimin e mëtejshëm.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Mirëmbajtja e presencës në kanalet e komunikimit online;
· Planifikon dhe ekzekuton të gjitha postimet dhe njoftimet nëpërmjet emailIT, mediave sociale dhe fushatave reklamuese online;
· Koordinon me klientin dhe bashkëpunon me departamentin e shitjeve/marketingut për azhornimin e postimeve;
· Sjell ide, metoda, strategji të reja dhe krijuese të rritjes se performances në web dhe mediat sociale;
· Raporton mbi performancën e të gjitha fushatave të ndërmarra dhe vlerësimin e tyre kundrejt targetit;
· Vlerëson teknologjitë në zhvillim. Propozon dhe sugjeron adoptimin e tyre ne rastet kur është e përshtatshme.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Arsimi i lartë përbën avantazh;

Eksperiencë Pune: Kandidatët me eksperiencë paraprake në këtë profil përbëjnë avantazh;

Aftësi:

· Aftësi të komunikuese me shkrim;
· Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
· Njohuri të mira kompjuterike;
· Personalitet energjik;
· Person shumë i vetëmotivuar dhe i përditesuar me zhvillimet në këtë industri;
· I aftë për të thjeshtezuar sa më shumë informacionin e komplikuar, duke përdorur mjetet e duhura;
· Metodik dhe i organizuar;
· Ndershmëri dhe integritet;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 05 Janar 2018



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top