• Tirane, ofroj vend pune Agjent Imobiliar

Century 21 MB Properties eshte pjese e rrjetit Century 21 Albania, marka lider ne industrine e pasurive te patundshme ne Shqiperi e cila perfaqeson denjesisht kompanine me te njohur te ndermjetesimit te pronave sot ne bote.

Century 21 është krijuar në vitin 1971 në Orange Country, California (USA). Aktualisht, Century 21 Real Estate LLC është franchisori i organizatës më të madhe botërore të shitjeve në real estate, që jep trajnim gjithëpërfshirës, manaxhim, suport administrativ dhe në marketing për Sistemin CENTURY 21. Sistemi përfshin më shumë se 7,400 zyra franchise që operojnë dhe janë në pronësi të pavarur me mbi 111, 000 bashkëpunëtorë shitjesh, në 80 vende dhe territore në të gjithë botën. Century 21 Albania operon prej 2008 dhe ka aktualisht 20 zyra ne te gjithe Shqiperine.

Në mbështetje të rritjes së vazhdueshme të biznesit tonë, ne kerkojmë Agjent Real Estate (m/f) të motivuar për të mësuar dhe per t’iu dedikuar kësaj karriere.

Vendi i punës, Tiranë.

Profil (Job Description)
Agjenti Real Estate është ndërmjetësues në procesin e transaksioneve për pronat e patundshme, duke ''menaxhuar'' portofolin e tij te pronave. Ai ofron këshillim, negocim, analize tregu, marketim dhe finalizon kontratat e qirasë apo shit-blerjes, për një klient të interesuar.
Disa nga detyrat e një agjenti Real Estate janë si më poshtë:
1. Të veprojë si ndërmjetës në bisedimet midis blerësit dhe shitësit, ku në përgjithësi përfaqëson njërën palë ose tjetrën.
2. Të bëjë krahasimin e pronave - krahason një pronë aktuale me pronat e ngjashme të cilat ka shitur kohët e fundit, për të përcaktuar çmimin e saj konkurrues në treg.
3. Të këshillojë klientët mbi kushtet e tregut, çmimet, hipotekat, kërkesat ligjore dhe çështjet e lidhura me proçesin e shit-blerjes së një prone të patundshme.
4. Të promovojë shitjen e pronave përmes reklamave, shtëpive të hapura, dhe pjesëmarrjen në veprimtari cross-marketingu sipas nevojës dhe sipas produktit që ofron.
5. Të kryejë inspektimin e pronave, të shoqërojë blerësit gjatë vizitave në prona duke i këshilluar ata për përshtatshmërinë dhe vlerën e shtëpive që janë duke vizituar.
6. Të koordinojë takime për të treguar shtëpitë për blerësit e ardhshëm
7. Të koordinojë mbylljen e kontratave, të mbikëqyrë nënshkrimin e dokumentave dhe disbursimin e fondeve.
8. Të organizojë takimet ndërmjet blerësit dhe shitësit, në momentin kur detajet e transaksioneve duhet të negociohen.
9. Preferohen kandidatë me njohuri mbi programet e MS Office dhe të gjuhës angleze dhe italiane
10. Aftesi te mira komunikimi, negocimi, prezantimi te punes se nderthurur ne terren dhe ne zyre. Menaxhues te mire te kohes dhe kontribues te punes ne grup.

Me trajnimet dhe eksperiencën që ju do fitoni pranë nesh, ne marrim përsipër zhvillimin tuaj profesional dhe ndërtimin e karrierës suaj të suksesshme në Real Estate. Një karrierë me standarte amerikane e shtrirje globale ku do të njiheni me shpërblime të larta monetare, prestigj dhe respekt.

Nese po kërkon punë dinamike, në kontakt të vazhdueshëm me klientë, të pëlqen puna në terren dhe ke aftësi të mira komunikuese e negociuese, atëherë Century 21 MB Properties është kompania jote!

Te interesuarit mund te dergojne CV e tyre ne adresen e emailit : info@c21mbproperties.al / a.grishi@c21mbproperties.al
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen

Cel. : +355 69 4004 131
 


Apply WhatsApp
Back
Top