• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik / Mekatronik

Pozicioni: INXHINIER Elektrik/Mekatronik

Hymeri Kleemann shpk eshte partner i autorizuar i Kompanise se ashensoreve KLEEMANN ne Shqiperi dhe Kosove. Ne kuadrin e zgjerimit dhe strukturimit te departamentit te modernizimeve, Hymeri Kleemann shpk kerkon te punesoje:


Inxhinier Elektrik apo Mekatronik

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore:

· Planifikon dhe realizon projekte modernizimi mekanik dhe elektrik te ashensoreve sipas kerkesave dhe nevojave specifike.
· Si pjese e planifikimit te projektit ben vleresimin e situates dhe nxjerr buxhetet perkatese.
· Mban kontakte me furnitoret per te planifikuar ne kohe furnizimin me stokun e duhur per realizimin e projektit
· Planifikon punen sipas fazave te realizimit te projektit
· Merr pjese aktive ne realizimin e projektit dhe raporton ne menyre periodike per statusin e projektit
· Qendron i azhornuar me zhvillimet e fundit ne teknologjine e ashensoreve si dhe te komponenteve perktates


Aftesite e domosdoshme :


Te kete te mbaruar nje nga keto Fakultete: Inxhinieri Elektrike apo Mekatronike
· Te kete rezultate te larta ne lendet profesionale.
· Vemendje ndaj detajeve, pergjegjshmeri dhe gadishmeri per orar fleksibel
· I gatshem te zhvillohet profesionalisht si ne aspektin teorik dhe ate praktik
· I komunikueshem dhe i afte te jete pjese e nje ekipi dinamik
· Te kete njohuri te gjuhes Angleze (te folur dhe te shkruar)
· Pervoja e punes ne fushen e ashensoreve do te konsiderohet perparesi.
· Te kete patente per makine.


Kandidateve qe do te thirren ne interviste do tu kerkohet te sjellin dhe keto dokumente shtese:
- Deshmi penaliteti
- Kopje te patentes
- Referenca nga punedhenesit e meparshem

(Informacionet jo te verteta ne cdo faze te procesit te aplikimit do te sjellin skualifikimin e menjehershem te kandidatit. Ne momentin qe dergojne CV-per te aplikuar, kandidatet i japin automatikisht te drejten Hymeri Kleemann shpk, te mbledhe informacion ne lidhje me eksperiencat e meparshme te tyre)

Vetem kandidatet me te pershtashem do te thirren ne interviste.

Kandidateve te punesuar do ti jepet mundesia per:
Kontrate pune
Page konkuruese + bonus
Mundesi zhvillimi ne karriere.


Kandidatet duhej te jene te gatshem te kalojne periudha trajnimi disa mujore brenda dhe jashte Shqiperise



Te interesuarit te dergojne CV-ne, kopje te diplomes dhe kopje te listes se notave, brenda dates 18 Dhjetor 2017, ne adresen e emailit

info@hymerikleemann.al

Subjekti i emailit: "Kerkese punesimi per inxhinier elektrik/mekatronik"

Faleminderit
Hymeri Kleemann shpk
 


Apply
Back
Top