• Tirane, ofroj vend pune Koordinator/e dhe analist/e te dhenash

NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë:

Balkan Finance Investment Group
është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome
është pjesë e Balfin Group e specializuar ne Industrine Minerare.

Pozicioni: Koordinator/e dheAnalist/e te dhenash – Coordinator and data analyst
Departmenti: Shitjet
Vendodhja
: Zyrat Qëndrore, Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Koordinator/e dheAnalist/e te dhenash analizon dhe mbledh te dhena te shitjeve si dhe ekzaminon nevojat e departementit per te zhvilluar praktika dhe procedura per te pergatitur raportet e shitjeve. Kjo perfshin krijimin dhe mbajtjen nje sistemi efikas per te arkivuar te dhena dhe prodhuar informacionin relevant/perkates. Mbledh dhe analizon te dhena per te vleresuar kuotat dhe parashikimet, objektivat mujore dhe vjetore te shitjeve.

Detyra dhe Përgjegjësi: Punonjesi eshte nen mbikeqyrjen direkte te Drejtorit te Departamentit te Shitjeve dhe kryen keto detyra:

· Pergjegjese per zhvillimin dhe mbajtjen e te dhenave te shitjes dhe venia ne dispozicion ne formate te ndryshme dhe shpeshtesi sipas kerkeses;
· Nxjerrja e indikatoreve krahasues te shitjes dhe monitorimi i ecurise se kontrateve te shitjes;
· Kryen analiza te shifrave dhe statistikave mbi tregun e kromit dhe raporte periodike te permbledhura mbi dinamikat e tregut;
· Mbajtja e nje baze te dhenash per analizimin e cilesise dhe elementeve te tjere qe lidhen me produktin/produktet e gatshme per shitje;
· Krahason dhe interpreton shifrat e shitjes nepermjet prezantimit vizual ne powerpoint, raporteve ne excel dhe ne forma te tjera;
· Miremban databazen e shitjes dhe gjeneron raporte per shitjet ne kohereale dhe sipas kerkeses.
· Raporton shitjet e realizuara ne baza ditore;
· Koordinon me departamente tjera apo njesi detyra qe lidhen me sigurimin e te dhenave per shitje dhe per detyra te tjera shtese sipas kerkeses;
· Zevendeson Menaxherin e Shitjeve sipas rastit dhe nevojes;
· Ndjek dhe rakordon cdo muaj shifrat e shitjeve me departamentin e finances;
· Kryen dhe dorezon raportet vjetore;
· Rol kyc ne dixhitalizimin e gjithe dokumentacionit te shitjes per te mudesuar akses te shpejte dhe efikas ne informacione;
· Kryen funksione administrative per Drejtorin e Departamentit kur eshte e nevojshme; Harton dokumentat zyrtare, e-mail-et dhekomunikimet e tjera financiare dhe te shitjeve;
· Koordinon me Departamentet e tjera, duke perfshire Prokurimet dhe Logjistiken dhe Departamentin e Finances dhe/apo njesite ebiznesit duke siguruar nje proces normal te gjithe aktivitetit te shitjeve;
· Kryen detyra te tjera sipas nevojes.

Kërkesat: Edukimi: Diplomë Universitare në Administrim Biznesi; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar dhe ne Marketing.

Eksperiencat e punës:
· Eksperience administrative jo me pak se 3vjet; experience ne analizim te dhenash dhe ne nje ambjent pune dinamik;
· Eksperience ne trajtimin e praktikave teeksportit dhe aftesi ne koordinim;

Aftesi teknike: · Aftesi te shkelqyera ne Microsoft Office Excel dhe PowerPoint.

Aftesi të tjera:

  • Aftesi te shkelqyera te komunikimit me goje dhe me shkrim ne Anglisht dhe Shqip;
· Aftesi shume te mirakomunikimi dhe aftesi ndepersonale;· Personalitet i orientuardrejt kujdesit ndaj klientit;· Eksperience dhe aftesi perte punuar dhe respektuar afatet e caktuara;
  • Aftesi te mira negocimi.
  • Aftesi per te punuar ne menyre te pavarur.
· Njohuri shume te mira te paketes MicrosoftOffice, duke perfshire perpunimin e tekstit dhe email;
· Aftesi dhe deshire per tepunuar me persona nga nivele te ndryshme menaxhimi dhe prejardhje duke qene injeanshem dhe objektiv;

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit*: Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtë përmëndura:

  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,

tek zyrat qëndrore të Albchromenëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim

  1. Me e-mail: [COLOR=black][FONT=Gisha]hr@albchrome.al[/FONT][/COLOR]
  2. Duke dërguar me postë në adresën Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë, Albania
Afatii dorëzimit: 26.01.2018

ë gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top