• Menaxher Shitjesh dhe Ekonomist tek 'easy shop' Albania

Menaxher Shitjesh dhe Ekonomist

‘easy shop” kërkon të punësojë një Menxher Shitjesh dhe Ekonomist të aftë për të kombinuar menaxhimin e shitjeve në dyqanet easy shop (përfshi dhe shitjet online) si dhe rolin e ekonomistit të kompanisë.

Detyrat Kryesore:

Menaxhim shitjesh:


  • Organizon,koordinon,udhëzon dhe kontrollon punën e stafit në dyqane
  • Trajnon dhe vlerëson përformacën e stafit të shitjes,
  • Mban evidence për shitjet, perpilon kërkesa për furnizim të produkteve në mungesë
  • Përgjegjës për menaxhimin e inventarit te dyqaneve
  • Analizon dhe raporton sipas nevojës

Ekonomist:


  • Përgatit pasqyrat financiare mujore (Bilanc, Cash Flow);
  • Përgatit deklarimet fiskale dhe deklaratat e tjera fiskale mujore dhe vjetore;
  • Manaxhimi i gjendjes së cash dhe pagesave;
  • Menaxhon dokumentacionin e burimeve njerëzore

Kualifikimet


  • Diplomë Universitare (drejtimet e preferuara Financë, Menaxhim biznesi, Marketing, Ekonomi) ·
  • Njohje e legjislacionit dhe dokumentacionit financiar;
  • Të jetë i fokusuar drejt zgjidhjes së problemeve, efektiv dhe të punojë në grup;
  • Njohuri shumë të mira të përdorimit programeve kompjuterike (MS office),
  • Njohuri mbi parimet e shitjes dhe kujdesit ndaj klientit,
  • Njohuri të gjuhës Angleze

Paga është konkuruese dhe e negociueshme në bazë të aftësive. Përvec pagës bazë aplikohet një skemë bonusi bazuar në nivelin e shitjeve.

Kandidatet e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: admin@easy-shop.al

Vini re: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Afati i aplikimit është deri më 5 Dhjetor 2017 ora 17:00.
 


Apply
Back
Top