• Fier, ofroj vend pune Menaxher

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e importimit dhe tregtimit të parketeve dhe dyerve të brendshme, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER SHOWROOM-i (Fier)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


· Prezantimi dhe orientimi i saktë per produktet qe kompania ofron për klientët sipas nevojave të tyre.
· Aftësi të kuptojë dhe të komunikojë për çdo detaj në lidhje me kërkesat e klientëve.
· Të mbajë kontakte të rregullta (duke përfshirë dhe komunikimin me telefon) me klientët, të rinj dhe ekzistues si dhe me arkitektë;
· Të menaxhoje dhe realizoje te gjithe procesin e shitjes dhe porosise se klientit,
· Të menaxhojë procesin e shpërndarjes së informacionit tek kolegët, specialistët përkatës, dhe të monitorojë deri në përfundim procesin e punimeve;
· Të realizojë oferta të personalizuara për klientët bazuar në kërkesat e klientëve;
· Të monitorojë afatet e pagesave të klientëve debitorë;
· Të realizojë procesin e porosisë në kompanitë prodhuese dhe të monitorojë procesin e transportit me agjensitë trasportuese.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë;

Eksperiencë Pune: Eksperienca paraprake përbën avantazh;

Aftësi:

· Të ketë aftësi organizative dhe manaxheriale;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe në shkrim;
· Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
· Njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Njohuri shume të mira kompjuterike;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15 Dhjetor 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top