• Tirane, ofroj vend pune Drejtor, Njësia e Kontabilitetit

Drejtori i Njësisë së Kontabilitetit siguron shërbimin e kontabilitetit në kompani sipas planit të biznesit, në përputhshmëri me rregulloret dhe standartet kombëtare dhe ndërkombëtare te kontabilitetit. Është përgjegjës për përgatitjen dhe mbajtjen e saktë të të dhënave dhe informacionit financiar.

Përgjegjësitë Kryesore
- Siguron se politikat dhe procedura e kontabilitetit financiar dhe të kostos zbatohen dhe respektohen;
- Ndërton dhe zbaton politikat, procedurat, parimet dhe metodat e përshtatshme të kontabilitetit;
- Monitoron dhe analizon të dhënat e kontabilitetit dhe prodhon raporte ose deklarata financiare;
- Arrin objektivat financiare të kontabilitetit
- Menaxhon dhe mbikëqyr veprimet e Njësisë së Kontabilitetit, duke përfshirë:
- proceset ditore, mujore dhe vjetore;
- llogaritë e pagueshme / të arkëtueshme
- librin e përgjithshëm
- analizën e variancës së të ardhurave dhe shpenzimeve
- deklaratat tatimore
- aktivitetin e aseteve fikse
- Përcakton, zhvillon dhe pergatit paketat dhe formatet raportuese;
- Dorëzon raportet për Zyrën Tatimore, BOA, Aksionerët brenda afateve të përcaktuara;
- Zbaton praktikat më të mira në zhvillimin ,menaxhimin dhe përmirësimin e sistemit software të kontabilitetit;
- Përgatit pasqyrat financiare të kompanisë në baza mujore, tremujore, vjetore mbështetur në IFRS dhe legjislacionin në fuqi për institucionet financiare jo-banka;
- Përgatit raporte të taksave ndaj autoriteteve qeveritare, dhe siguron përputhshmëri me ligjet e rregulloret në fuqi;
- Menaxhon detyrimet dhe kërkesat nga Autoritetet Tatimore dhe Qeveritare si dhe pagesat e detyrimeve të kompanisë ndaj stafit dhe palëve të treta;
- Bashkëpunon me të gjitha funksionet për rishikimin e ndryshimeve lidhur me politikat dhe procedurat përkatëse, duke ofruar informacionin e duhur dhe ndërmerr veprime për të reduktuar risqe të mundshme;
- Përgatit raportime të ndryshme sipas kërkesave për departamentet dhe palët e treta;
- Menaxhon dhe koordinon procesin e auditimit të plotë vjetor;
- Analizon informacionin e raporteve të auditimit të brendshëm e të jashtëm dhe ndërmerr veprime në përputhje me politikat dhe standartet e kompanisë apo listën e sugjerimeve;
- Angazhohet maksimalisht në Manaxhimin e Projekteve në kompani dhe përmbush detyrat që caktohen/rrjedhin nga manaxhimi i këtyre projekteve;
- Siguron dhe ofron trajnim dhe këshillim për stafin nën varësi në përputhje me ekspertizën e tij/saj;
- Vepron gjithnjë në interes të kompanisë dhe në përputhje me vlerat e saj;

Kërkesat Minimale
1. Edukimi: Diplomë Universitare e preferueshme në Kontabilitet ose fusha të tjera të ngjashme;
Preferohet çertifikim profesional në Kontabilitet

2. Eksperiencë profesionale:
- Eksperiencë në menaxhimin e kontabilitetit, kreditimit, kostos dhe përfitueshmërisë, të përfituara në institucione mikrofinanciare apo banka;
- Njohuri të avancuara në lidhje me rregulloret përkatëse statutore shqiptare për kompanitë dhe institucionet financiare jo-banka, parimet e kontabilitetit, legjislacioni ligjor lokal dhe ligjet për taksat dhe punësimin;
- Njohuri mbi politikat dhe procedurat operacionale, kreditimin e produkteve dhe shërbimeve;
- Njohuri të sistemeve të kontabilitetit do të ishte e preferueshme Sage Accpac

3. Eksperiencë pune: Minimumi 5 vjet eksperiencë në këtë fushë dhe preferueshëm 1 vit eksperiencë manaxheriale në një institucion financiar ose banke
4. Kompetencat e profilit:
- Aftësi analitike
- I përgjegjshëm dhe me vëmendje të mprehtë ndaj detajeve;
- Aftësi shumë të mira organizative;
- Aftësi shumë të mira për të udhëhequr dhe zhvilluar njerëzit;
- Aftësi të shkëlqyera raportimi;
- Aftësi për të kuptuar modelin e përgjithshëm të biznesit dhe mjedisin në një institucion financiar; Aftësi të demonstruara për të manaxhuar në mënyrë efektive shumë prioritete njëherësh; Aftësi të shkëlqyera të gjuhës Angleze, verbale dhe me shkrim


Lutemi të dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 11.12.2017. Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top