• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Zhvillimit të Sistemeve te Informacionit

Specialisti i Zhvillimit të Sistemeve të Informacionit zhvillon dhe implementon aplikacionet software, ndërfaqet e sistemeve dhe shërbimeve të tjera që përmirësojnë produktivitetin dhe efikasitetin e biznesit. Përkthen kërkesat e biznesit në specifikime teknike dhe aplikon ndryshimet në platformat ekzistuese duke punuar individualisht ose si pjesë e një ekipi. Identifikon dhe riparon gabimet e sistemeve duke siguruar aplikacione pa probleme dhe me performancë optimale.

Përgjegjësitë Kryesore
- Projekton bazat e të dhënave, aplikacionet software dhe ndërfaqet midis sistemeve duke perdorur gjuhe te ndryshme programimi dhe mjete te zhvillimit te platformave;
- Përkthen kërkesat e biznesit në kod programesh të shfrytëzueshme duke analizuar nevojat e klientëve dhe ndërthurjen e proceseve për të dizenjuar sisteme informacioni që përmbushin kërkesat;
- Analizon, përcakton dhe përgatit specifikimet teknike dhe kërkesat e aplikacioneve software ndaj të dhënave, hapave të punës, proceseve logjike, ndërfaqeve dhe rezultateve;
- Ndërton aplikacione software dhe baza të ndryshme të dhënash, procese të reja pune;
- Teston aplikacionet software, siguron që kodi i shkruar është i saktë, përdor shembuj të dhënash për të kontrolluar informacionin e gjeneruar nga programi;
- Dorëzon paketën e plotë të zhvillimeve duke përfshirë dokumentacionin përkatës si dhe manualet e instalimit dhe konfigurimit;
- Ndërton dhe përditëson raporte të ndryshme sipas nevojave të biznesit dhe skemës së dakorduar të raportimit duke siguruar saktësinë dhe cilësinë e të dhënave;
- Merr pjesë aktivisht në projekte që përfshijnë sistemet e informacionit, drejton zhvillimet teknike duke siguruar përputhjen me kërkesat dhe specifikimet teknike, analizon problemet teknike;
- Këshillon mbi praktikat më të mira teknike dhe masat standarde të sigurisë që duhet të zbatohen në zhvillimet e reja apo ndryshimet e kërkuara në sistemet ekzistuese;
- Mban të azhornuar ditarin e problemeve / riparimeve të sistemeve të informacionit dhe dokumentacionin përkatës në mbështetje të tyre;
- Ofron suport për kryerjen e procedurave të mirëmbajtjes së sistemeve;
- Aplikon procedurat automatike të indeksimit sipas proceseve të përcaktuara të njësisë;
- Azhornohet me standardet më të fundit të teknologjisë për të rekomanduar investime të mëtejshme afatgjata, konsultohet me rubrika teknike periodike për të mësuar mënyra të reja të ndërtimit të programeve si dhe për të ruajtur aftësitë e njohuritë ekzistuese.

Kërkesat Minimale

  1. Edukimi: Diplomë Universitare e preferueshme në Shkenca Kompjuterike ose fusha të tjera të ngjashme;



  1. Eksperiencë profesionale:
- Sistemet e operimit Windows, Linux, Android. Bazat e të dhënave relacionale SQL Server, Oracle, MySQL, PostgreSQL dhe jBase. Teknikat e grumbullimit, perpunimit, ekstraktimit dhe raportimit tee informacionit (DWH, ETL, SSIS, SSRS, Crystal Reports). Gjuheet e programimit Java, .NET, PHP (HTML/XML), jQL. Sheerbimet IIS, Apache, Jetty dhe FTP.
- Manaxhimi i projekteve
- Njohuri shumë të mira të sistemeve
- Njohuri të strukturës dhe logjikës së të dhënave Jo-Relacionale
- Zhvillimi të përshtatshme për aplikacione pc & Zhvillime të aplikacioneve Android
- Eksperiencë në menaxhimin dhe zhvillimin e platformave CMS/ERP, Bootstrap etj.

  1. Eksperience pune:

  • 1 vit eksperiencë në zhvillimin e programeve dhe aplikacioneve web;
4. Kompetencat e profilit:
- Aftësi të shkëlqyera në teknologji informacioni;
- Njohuri shumë të mira në gjuhë programimi të ndryshme;
- Aftësi në analizë procesesh dhe kontrollesh të të dhënave;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, shkrim lexim.


Lutemi te dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 07.12.2017.

Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një testim me shkrim nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top