• Lezhe, ofroj vend pune Oficer Kredie Lezhe

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Agro & Social Fund sh.p.k, Institucion Mikrofinanciar i Licensuar nga Banka e Shqipërisë, kërkon të punësojë:

OFICER KREDIE PËR DEGËN
LEZHË

Agro & Social Fund sh.p.k ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. Agro & Social Fund sh.p.k synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
· Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies
· Të prezantojë produktet e kompanisë duke bërë marketing të drejtpërdrejtë në terren
· Të shqyrtojë nevojat dhe kërkesat për financime të klientëve duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë
· Të sigurojë të gjithë informacionin mbi situatën financiare të klientit, duke garantuar integritetin e të dhënave mbi klientët
· Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të klientit dhe riskut të financimit, bazuar në politikat e kreditimit të institucionit
· Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët dhe komunitetet
· Të monitorojë rregullisht klientët pas marrjes së kredisë duke i vizituar drejtpërdrejtë në biznes/familje
· Të sigurojë një cilësi të lartë të menaxhimit të rasteve në vonesë.
KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
· Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
· Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave
· Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë në terren
· Të ketë aftësi negociuese
· Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit
· Të ketë një kuptim të mirë të shërbimit ndaj klientit
· Të jetë i aftë të bëjë analizë financiare për aktivitete të ndryshme biznesi
· Të dijë të përdorë mirë kompjuterin
· Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhinim e punës
· Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë: Kopje të CV-së & Letër interesi

Data e mbylljes së aplikimeve është: 15 Dhjetor, 2017 ora 17:00
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen

Aplikimet është e preferueshme të dërgohen në adresën email: burimenjerezore@asfund.org
ose në
Agro & Social Fund sh.p.k - Tiranë
Rr: “Pjetër Bogdani”, Pallati nr.23/4, Kati i II-të, Tiranë
 


Apply
Back
Top