• Pogradec, ofroj vend pune OPERATOR REGJISTRIMI NË BUÇIMAS

Aleat Sh.p.k. është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Idemia Identity & Security dhe Fondit Shqiptaro–Amerikan të Ndërmarrjeve.
www.aleat.al

Për organizatën tonë ne jemi duke kërkuar për një OPERATOR REGJISTRIMI në Buçimas, Pogradec.

KËRKËSA
1. Diplomë universitare.
2. Aftësi të mira kompjuterike.
3. Korrektësi në punë.
4. Ndershmëri dhe maturi.
5. Sjellje serioze.
6. Saktësi në hedhje të të dhënave.
7. Aftësi të mira komunikimi dhe zotësi për të zgjidhur çdo situatë kritike.
8. Disponueshmëri për të punuar jashtë orarit të punës.

PËRGJEGJËSI
1. Kryen procesin e regjistrimit dhe shpërndarjes për aplikantët (gjithë qytetarët shqiptarë) për letërnjoftim (ID) dhe pasaporta biometrike sipas procedurave të kompanisë.
2. Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të aplikimit dhe shpërndarjes.
3. Menaxhon, mirëmban Zyrën e Aleat; materialet dhe pajisjet e zyrës etj.
4. Siguron dhe menaxhon Kartat e Identitetit / Pasaportat në Zyrën e Aleatit, sipas procedurave të përcaktuara.
5. Krijon një mjedis mikpritës për të gjithë aplikantët dhe u shërben atyre me mirësjellje.
6. Përgatit raporte ditore, javore, mujore.

TË GJITHË TË INTERESUARIT TË DËRGOJNË NJË CV TË PLOTË ME DETAJE TË EDUKIMIT DHE EKSPERIENCAVE SI DHE ME FOTO, PRANË burime.njerezore@aleat.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887, për “Mbrojtjen e të dhënave personale”, datë 10.03.2008, i ndryshuar.
 


Apply
Back
Top