• Tirane, ofroj vend pune Shites/e

Kompania GoTech Electronics, është vazhdim i AIBA Company e cila operon në tregun Shqiptar që nga viti 1995 si distributor ekskluziv i paisjeve elektroshtëpiake. Që në fillimet e saj ka bashkëpunuar me markat më prestigjoze Italiane si “Indesit”, “Ariston”, “HotPoint-Ariston”
dhe me kompani mjaft të njohura në fushën e elektroshtëpiakeve si: Indesit Internatinal Company Itali, Thermo Sanitary Group Itali, Elica Spa Itali etj

Kompania kerkon te punesoje Shites (M).
Kantidatet duhet te kene keto aftesi:


  • Sigurohet që klientët të marrin shërbim të shpejtë dhe cilësor;
  • Pret klientët në njësinë e vetë të shërbimit dhe i orienton ata për në repartin e duhur;
  • Informon klientin lidhur me gamën e produkteve të ofruara dhe demonstron apo shpjegon përdorimin dhe funksionimin e produktit për shitje;
  • Këshillon klientin për përdorimin dhe kujdesin lidhur me produktin përkatëse;;
  • Të arrijë objektivat mujore të përcaktuara nga kompania
  • Informon klientin lidhur me çmimet e produktit dhe mënyrat e mundshme të pagesës;
  • Komunikon në mënryë profesionale me klientët dhe kolegët;
  • Mirëmban ambientin e punës;
  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit

Aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale të ndertimit të marrëdhënieve me stafin;
  • Te njohë dhe të zbatojë kodin e etikes dhe të sillet në mënyrë profesionale.
  • Te këtë njohuri shumë të mira te kompjuterit.
  • Njohja e gjuhëve të huaja përbën avantazh.

Arsimimi dhe pervoja minimale:

  • Të ketë përfunduar arsimin e detyruar;
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion;
  • Të ketë eksperiencë pune të ngjashme minilaisht 1 vit
  • Të jetë mbi 18 vjeç;



Te interesuarit te kontaktojne ne info@gotech.al
 


Apply
Back
Top