• Durres, ofroj vend pune Bahçevan

Përshkrimi
Hotel “Adriatik” është një rezort me pesë yje i vendosur vetëm disa hapa larg bregut të detit Adriatik në Durrës. Jemi lider të turizmit shqiptar. Është një hotel i ndërtuar që në vitin 1957, i rinovuar tërësisht në pranverën e 2017 dhe i përbërë nga 70 dhoma komode. Qëllimi ynë është shërbimi sa më cilësor ndaj klientit në mënyrë të tillë që asnjë klient të mos largohet i pakënaqur nga rezorti ynë. Për t’ia arritur kësaj kemi nevojë për staf të përgatitur, me eksperiencë dhe të përkushtuar.
Bashkoju dhe ti stafit ambicioz të hotel Adriatikut.

BAHÇEVAN\MIREMBAJTES

Detyrat:

  • Të kujdeset për ambientet e gjelbëruara të rezortit.
  • Të sigurojë lule dhe pemë të reja sipas kërkesës.
  • Të krasisë, të plehrojë bimët, lulet
  • Te njohe sistemet hidraulike,elektrike,patinimin dhe lyerjen

Kërkesa të përgjithshme:

  • Të jetë i motivuar.
  • I gatshëm të punojë në grup.

Kualifikimi:

  • Gjuhë e huaj avantazh
  • Eksperiencë e mëparshme të paktën 2 vjeçare.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e stafit të hotel “Adriatik” dërgoni një cv me foto në adresën e email: humanresources@adriatikhotel.com
Ose paraqituni personalisht në hotel, ku në recepsion do gjeni një formular aplikimi që mund ta plotësoni;
Ose shkarkoni online formularin e aplikimit për punë.
Aplikantët që përmbushin kërkesat tona bazë do të njoftohen për zhvillimin e intervistës së punës.
Duke ju falenderuar për aplikimin tuaj!
Për më shumë informacion mbi hotel Adriatik vizitoni faqen: www. Adriatikhotel.com
 

Attachments

  • Formular aplikim pune hotel Adriatik.doc
    39 KB · Views: 44


Apply
Back
Top