• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Partner.al kërkon një Menaxher/e Shitjesh në Tiranë, për një kompani distribucioni e cila operon në fushën e shitjeve me shumicë dhe pakicë.

Detyrat & Përgjegjësitë:
· Përgjegjës për menaxhimin e zonës dhe ndjekja e marrëdhënieve me klientët potencialë;
· Shitjet në klientët potencial, zgjerimin e tregut dhe rritja e nivelit të shitjeve sipas objektivave;
· Planifikimin dhe koordinimin e shitjeve sipas modelit/strategjisë së kompanisë;
· Prezanton në mënyrë profesionale produktet tek klientët e zonës që mbulon;
· Identifikon nevojat e klientëve dhe jep propozime për përmbushjen e nevojave të klientit;
· Të realizoj planin dhe prezencën e produkteve të vendosura nga kompania në zonën e tij;
· Zhvillimin dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientët;
· Përgjegjës për ndjekjen e proceseve të punës në përputhje me objektivat e përcaktuara nga kompania;
· Të inormohet në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimin dhe ecurinë e tregut;
· Të zbatoj me përpikmëri detyrat e përcaktuar nga eprori.

Kërkesat për kandidatët :

· Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
· 1 vit përvojë profesionale në shitje;
· Aftësi shumë të mira komunikuese;
· Person energjik dhe me iniciativë;
· Njohës shumë i mirë i paketës Office;
· Të zotëroj leje drejtimi automjeti;
· Vendbanimi : Tiranë;
· Mosha 24-35 vjeç.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme:
recruitments@partner.al
ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.
 


Apply
Back
Top