• Tirane, ofroj vend pune Administrator Sistemesh

Kompania NEXT-TV shpk e themeluar me 2014 eshte nje kompani qe operon ne fushen e Shpërndarjes së sinjalit televiziv dhe internetit me fibër optike. Shpërndarje sinjali të radios si dhe të telefonisë si dhe te sherbimeve te tjera sipas statutit te kompanise.Sipermarrja NEXT-TV shtrin aktivitetin e saj ne qytetin e Kamzes duke ofruar sherbim cilesor te teknollogjise se fundit ne fushen e transmetive me fiber optike. Menaxhimi si pasoje e zgjerimit te kompanise dhe biznesit aktual,ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Administratori Sistemesh nen Departamentin Teknik i cili do te jete pjese e ekipit te NEXT-TV per te permbushur kerkesat dhe objektivat e percaktuara. Ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.


POZICIONI I PUNES : Administrator Sistemesh

PERSHKRIMI:
Admnistrator Sistemesh nen Departamentin teknik i cili siguron administrimin e rrjetit te NEXT-TV.
Kryerja e procesit te punes me cilesi,korrektesi dhe ne afatet e percaktuara sipas pershkrimit te punes dhe kerkesave te klienteve tane.

DETYRAT/PERGJEGJESITE


▪ Instalon, mirëmban, konfiguron ,përditëson shërbimet dhe pajisjet e NEXT-TV.
▪ Monitoron log-et e sistemeve kritike, funksionalisht si dhe operacionalisht.

▪ Instalon dhe konfiguron sistemet operuese, shërbimet e ndryshme si mail server, DNS, FTP, web, VOIP, IPTV, sistemet e monitorimit, etj.
▪ Përcakton dhe ndjek procedurat e punës për sigurimin e mbarëvajtjes së shërbimeve të NEXT-TV

▪ Planifikon në kohë përditesimet e nevojshme, ndërhyrjet e nevojshme të mirëmbajtjes si të zgjerimit të resurseve.
▪ Zbulon dhe zgjidh në kohë reale problemet e funksionimit të paisjeve, programeve dhe shërbimeve.
▪ Përcakton dhe konfiguron akseset e shkallëzuara per stafin dhe operatoret e NEXT-TV.

▪ Krijon skripte, ndërfaqe, shërbimet web, etj; për integrimet e nevojshme të sistemeve të kompanisë ndërmjet tyre dhe/ose me sisteme të ndryshme të partnerëve të kompanisë.
▪ Ne bashkepunim me Administratorin e pergjithshem planifikon blerjet e nevojshme të paisjeve, programeve si dhe te licensave të nevojshme konform nevojave të kompanisë.

▪ Merr pjesë në projektet që kanë të bejnë me shërbimet e ndryshme të kompanisë.
▪ Cdo detyre te percaktuar nga Eprori direkt.

KUALIFIKIMET, EKSPERIENCA, AFTESITE, NJOHURITE:

1.Kandidati duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë (të preferueshme janë dega e elektronikes, informatikës).
2. Të ketë të paktën tre vjet në pozicionin e administrimit të sistemeve.
3. Eksperiencë shumë të mirë në rrjetet dhe protokollet e rrjetit, në konfigurimin dhe gjetjen e problemeve të lidhura me konfigurimet e rrjetave, routimet, loop-et, paketave, etj.
4. Eksperiencë në përdorimin e mjeteve të gjetjes së problemeve si telnet,SSH,ping, traceroute, ftp etj.
5. Kandidati duhet të ketë eksperiencë të dallueshme në sistemet virtuale VmWare, Vcenter, etj.
6. Kandidati duhet të ketë eksperience në sistemet operuese (Centos,Debian,Ubuntu, etj),
7. Eskperiencë në punën me databazat, në instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen e tyre, si dhe në punën konkrete me to.
8. Preferohen kandidatët që kanë certifikata në administrimin e sistemeve virtuale, sistemeve Linux dhe sistemeve Cisco/Mikrotik Routing Systems.
9. Kandidati duhet të njohë gjuhën angleze të shkruar, lexuar dhe folur.
10. Kandidati duhet të njohë programet e dokumentimit si Visio, paketën Office.

Te tjera :
Aftesi te mira komunikimi.
Aftesi pune ne grup.
Te jene fleksibel me oraret e punes.
Te kete patente drejtimi te makines te Klasit B.

MENYRA E APLIKIMIT: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre (CV me foto) me e-mail ne adresen tone elektronike [B]admin@next-tv.al[/B]

PERFUNDIMI I AFATIT TE DOREZIMIT: 30/11/2017
ADRESA : Kamez Qendër, Bulevardi Blu, Godinë 1 katëshe, Zona Kadastrale 2066, Nr.prot 14101, Tirane
 


Apply
Back
Top