• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

Pozicioni: Inxhinier Kostoist (FEMER )
Departmenti: Teknik
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë perodike në degën teknike dhe financë,hartimin e preventivave si dhe cmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë. Inxhinieri Kostoist raporton direkt tek Projekt Menaxheri dhe Drejtori Teknik.

Detyra dhePërgjegjësi :

· Përgatitja e Situacioneve mujore ,librezës së masave ,analizes së cmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve te nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
· Rakordim Mujor me departamentin e finances për inventaret ,gjëndjen në magazinë dhe shkarkimin e materinaleve
· Përpilimi dhe hartimin e preventivave me çmimet përkatëse për zera të punimeve që kryen vetë kompania
· Kontrollin e preventivave me cmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit.
· Ndjekjen e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndertimit të objekteve , së bashku me PM,PT,IK
· Raportimii kostos së objekteve tek PM , DTdhe departamenti i financës.
· Prëgatitjen e preventivave të paketave tenderuese
· Rishikimi analizave teknike dhe manualit të cmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare
· Rishikim periodik I legjislacionit dhe botimeve në Fl.zyrtare ,në lidhje me cështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor .
·Kontroll të tregut për çmime të dhena nga kontraktoret dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek PM për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventivë.

a. Edukimi:
Të zotëroje diplomëuniversiteti në Fakultetin eInxhinierisë së Ndërtimit

b. Eksperiencate punës:
Experience si preventivues ose kost-kontroll mbi 5-së vjet për ndërtime civile dhe industriale

c. Kualifikimetë tjera:
-Te ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos në kompanite e ndërtimit.
-Experience si inxhiniere zbatimi mbi 5-së vjet në ndërtime civile.
-E aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve
-Të jetë e azhornuar me cmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme
-Te jetë e aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkepunim me anëtarët e tjerë të stafit të kompanisë
-Aftësi komunikuese dhe punuese në grup
-Te njohë programet bazë në kompjuter, autocad.

d. Aftësi të tjera:
1·Te jete e aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkepunim me anetarët e tjerë të stafit të kompanisë.
2·Aftësi komunikuese dhe punuese në grup
3· Të njohë programet bazë në kompjuter, autocad.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarat duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën shpkcgc@gmail.com

Afati i dorëzimit: Deri me 10 Nentor 2017
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullavepër Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë
 


Apply
Back
Top