• Elbasan, ofroj vend pune Drejtor, Dega Elbasan

Qëllimi i Punës:

Drejtori i Degës zhvillon biznesin e NOA për të gjitha segmentet e klientëve në zonën gjeografike nën mbikëqyrjen e tij / saj, duke siguruar në këtë mënyrë arritjen e Planit të Biznesit dhe si rrjedhojë objektivat mujore dhe vjetore të miratuara. Siguron se niveli i cilësisë së shërbimit të ofruar në degë është në përputhje me standardet dhe procedurat e kompanisë.

Përgjegjësitë Kryesore:

- Siguron arritjet e Planit të Biznesit të aprovuar nga Drejtori Ekzekutiv, në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi në institucion;
- Zbaton strategjitë e NOA-s dhe siguron që politika e biznesit të institucionit dhe vlerat korporative, zbatohen dhe mbikëqyren menjëhere, ne veçanti referuar produkteve te reja dhe procedurave;
- Planifikon, organizon, kontrollon dhe monitoron aktivitetet e degës për të optimizuar burimet;
- Analizon dhe raporton zhvillimet e tregut për çdo segment të klientëve;
- Organizon promocionin direkt duke monitoruar dhe analizuar zhvillimin e segmenteve të ndryshme në treg dhe strategjinë dhe ofertat e konkurencës;
- Siguron që klientët e degës të kenë trajtimin/shërbimin e duhur nga stafi i degës, duke mbajtur marrëdhënie afatgjata me klientët;
- Monitoron cilësinë e portofolit të kredisë;
- Drejton, zhvillon, trajnon dhe motivon punonjësit nën përgjegjësinë e tij / saj;
- Vazhdimisht rishikon dhe mat aktivitetet e ekipit kundrejt objektivave të tyre të performancës;
- Vlerëson në baza vjetore stafin nën përgjegjësinë e tij/saj dhe jep vlerësimin e tyre përkatës te menaxhimi i lartë;
- Identifikon nevojat dhe kërkesat e anëarëve të stafit nën përgjegjësinë e tij/saj në aspektin e trajnimit;
- Siguron që të gjitha problemet operacionale janë të analizuara shpejtë dhe të zgjidhura;
- Qëndron i përditësuar përsa i përket njohurive të politikës dhe proceduurave të kompanisë si dhe kërkesave ligjore lidhur me pozicionin.

Kërkesat minimale:


1. Edukimi: Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme
2. Eksperiencë profesionale:
- Shitje;
- Analiza Financiare
- Menaxhim i stafit
3. Eksperiencë pune: Minimumi 2 vjet si Drejtor Dege ose 4 vjet në një pozicion shitje në nje institucion financiar
4. Kompetencat e profilit:
- Aftësi lidershipi, mbikëqyrjeje dhe mentorimi
- Aftësi shumë të mira vendim marrje
- Aftësi shumë të mira në shitje dhe marketing
- Njohuri të avancuara mbi produktin e kredisë
- Aftësi për të zhvilluar marrëdhënie të forta dhe për të punuar me drejtues të nivelit të lartë
- Aftësi për të udhëhequr trajnime;
- Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe të manaxhimit të kohës
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, shkrim lexim

Lutemi te dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 15.11.2017.

Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një testim me shkrim nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top