• Tirane, ofroj vend pune Oficer Kredie pranë Degës së Shoqërisë FAF sh.a., Tirana 4 - Kinostudio

Njoftim për vend të lirë pune

”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Oficer Kredie pranë Degës së Shoqërisë FAF sh.a., Tirana 4 - Kinostudio

Detyrat e përgjithshme
· Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale
· Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e malore të rrethit
· Të promovojë produktet e FAF, sh.a. tek klientet potencialë
· Të vlerësoje për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies
· Të analizojë në vend biznesin e klientit
· Të përgatisë inventarin dhe klasifikimin e huasë

Kualifikimi dhe eksperienca
· Të ketë perfunduar studimet e larta në fushën e Ekonomisë
· Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit
· Të ketë aftësi të mira shitjeje, komunikimi dhe të punës në grup
· Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
· Kualifikimet dhe trainimet në fushën e kredidhënies përbëjnë avantazh
· Eksperienca e punës drejtperdrejt në institucionet kredidhënëse përbën avantazh

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë Rr.“Dervish Hima”, nr.4, Tiranë, brenda datës 30/10/2017 dokumentacionin e poshtëcituar:
1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.

  1. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
  2. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
  3. Dokument identiteti.
  4. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
  5. Dëshmi penaliteti, Vërtetim Gjykate, Vërtetim nga Prokuroria
  6. Raport Mjeko-Ligjor
  7. Letër reference

Vetëm aplikantët e zgjedhur për intervistë do të njoftohen
 


Apply
Back
Top