• Tirane, ofroj vend pune Sekretare

Pozicioni: Sekretaria
Kushte: Kohë e plotë
Koha e fillimit: Menjëherë
Vendndodhja: Rr. Kavaja, 21 dhjetor
Eksperiencë: 1-2 vite
Si të Aplikosh: xhoana@blink-al.com
Rreth nesh
Educational Business Links Albania, është një institucion i licensuar në mësimdhënie e kurseve të gjuhëve të huaja qysh prej vtiti 1998. Aktualisht operon dhe si Përfaqësues i Autorizuar për shumë institucione para dhe mbas universitare në Europë dhe më gjerë.
Educational Business Links kërkon në ekipin e saj, një Sekretare/Regjistruese të kualifikuar dhe me eksperiencë.
Rreth pozicionit
Roli i Sekretarisë /Regjistrues është e një rëndësie të vecantë për operacionet ditore të qendrës së kurseve të gjuhës pranë E.B.L.A
Aplikuesi I suksesshëm do të punojë ngushtë me departamentet e gjuhës së huaj dhe drejtuesin e administrates përsa lidhet me ecurinë dhe mbarëvajtjen e produkteve dhe shërbimeve që ofrohen.
Përgjegjësitë kryesore
1. Regjjistrimi, kontratat ,pagesat dhe skedulimi i studentëve
2. Databasa dhe Notat- rregjistrimi, azhornim sistematik i notave dhe mungesave për cdo student dhe gjeneron raporte në bazë të informacionit dhe kritereve të vendosura nga qendra për përfundimin me sukses të kurseve
3. Mirëmbajtja dhe azhornimi i dosjeve të studentëve dhe partnerëve
4. Monitorimi, ndjekja dhe azhornimi i kërkesave të studentëve
5. Përgatitja e informacioneve të kërkuara për cdo student dhe rakordimi me pedagoget përkatëse
6. Ndjekjen e telefonatave dhe takimeve ditore
7. Skedulimin e takime dhe azhornimin e kalendarit
8. Detyra të tjera sipas nevojave

Aftësitë e nevojshme për pozicion
1. Shkollë e mesme (lartë e preferuar)
2. Njohuri shumë të mira kompjuterike Excel dhe Word
3. Eksperiencë pune 1-2 vjet në punë të ngjashme administrative ose shërbimi ndaj klientit
4. Konfidencialiteti është prioritet
5. Shumë i organizuar, detajuar,i shpejtë dhe me aftësi shumë të mira komunikimi si verbal dhe shkrim
6. I aftë për të punuar në një ambjent me shumë detyra njëkohësisht
7. Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale

Depozitoni CV-të tuaja në adresën elektronike: xhoana@blink-al.commë datën 10 nentor 2017.
Vetëm personat e përzgjedhur do të telefonohen.
 


Apply
Back
Top