• Recepsionist turni i 3

Përshkrimi
Hotel Adriatik , resorti me 5 yje, ne Plazh, pjese e Luxury Group kerkon te punesoje punonjes energjike dhe të përkushtuar ne pozicionin :
RECEPSIONIST

Qellimi i pergjithshem i pozicionit te punes

Te perfaqesoje me seriozitet dhe pergjegjshmeri te larte Hotelin, ne maksimumin e potencialit profesional dhe personal, duke patur parasysh faktin qe eshte imazhi perfaqesues i tere stafit te Hotel Adriatik.

Detyrat dhe pergjegjesite:
  1. Kujdeset per pamjen, floket, higjenen vetjake.
  2. Mirepret me ngrohtesi klientet.
  3. Tregohet gjithnje i buzeqeshur ne komunikimin me klientin dhe kurre te mos tregoje shenja nervozizmi, por te ruaje qetesine dhe ekuilibrin perballe sjelljeve te pahijshme te klientit duke njoftuar Security dhe Menaxherin ne detyre ne raste te klienteve te dehur apo konfliktuale.
  4. Nderton raporte te mira me klientin dhe e ben ate te ndihet mire, pa hyre ne raporte personale por strikte profesionale dhe etike.
  5. Tregohet gjithmone i gatshem per çdo kerkese, te klientit, sado e paarsyeshme te duket kjo kerkese. Lajmeron Menaxherin e Front Office per kerkesa qe shkojne pertej kompetencave te tij/saj
  6. I sqaron klienteve tipologjite e dhomave te hotelit, me qellim mundesimin atyre te nje zgjedhje sa me afer preferencave te tyre si dhe i shoqeron te shikojne dhomen nese klienti e kerkon kete per te marre nje vendim.
  7. Regjistron klientin duke i bere nje fotokopje dokumentit te identifikimit, i jepet per te plotesuar nje formular regjistrimi dhe i cakton dhomen.
  8. I pergjigjet kerkesave te veçanta te klientit deri aty ku shkojne kompetencat e veta dhe per me tej therret, telefonon menaxherin ne detyre/ Front Office Manager.
  9. Asiston ne rezervimin e dhomave dhe mban shenimet perkatese.
  10. Tregon perkushtimin maksimal ndaj kerkesave, nevojave te klientit.
  11. Njeh pozicionimin e dhomave, kategorine e dhomave dhe çmimet perkatese per çdo kategori dhomash. Gjithashtu, njeh shume mire sallat e konferencave dhe kapacitetin e tyre, restorantet, baret, sherbimet ekstra si: Babysitting, SPA, dyqanin etj si dhe oraret e hapjes dhe mbylljes se tyre.
  12. Zbaton me rigorozitet proçedurat per arketimin e shumave perkatese qe rrjedhin nga qendrimi i klientit.
  13. Kryen veprime financiare si: arketime ne cash apo karte debiti/krediti; perpilim faturash; futje ne fature e sherbimeve ekstra qe ka perdorur klienti; shkembim valute etj.
  14. Ben dhe dorezon, gjendjen e arkes ne fund te çdo turni dhe evidentimin ne bllokun perkates.
  15. Te jete ne dijeni te aktiviteteve, eventeve etj. qe zhvillohen ne hotel.
  16. Merr pjese ne mbledhjet e departamentit.
  17. Raporton,telefonon menjehere, pa asnje vonese te Front Office Manager, per çdo pakenaqesi te klientit apo gje te pazakonte qe mund te ndodhe.
  18. Mban pergjegjesi per çdo gje qe lihet ne recepsion.
  19. Mban paster dhe me rregull vendin e punes ne recepsion. Nuk konsumon kafe, ushqim, dhe nuk mban pjata, gota etj. ne hapesirat e recepsionit. Keto mund te tolerohen vetem ne Back Office, por pastrimi i tyre personalisht prej punonjesit perkates eshte i detyrueshem.
Kerkesat:
  • Mosha mbi 22 Vjeç.
  • Anglishtja e domosdoshme; nje gjuhe tjeter perben avantazh;
  • Te jete i komunikueshem.
  • Eksperience e ngjashme perben avantazh.
  • Kontrata mbi 1 vjecare.
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e stafit të hotel “Adriatik” dërgoni një cv me foto në adresën e email: humanresources@adriatikhotel.com
ose Tel/Whatsapp 0693414777
 


Apply WhatsApp
Back
Top