• Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes i Sektorit te Mbikqyrjes se Vazhdueshme

Shpirti i skuadres , vlera jone me e madhe , shkon pertej menyres se si ne punojme se bashku. Ajo ka te beje me formimin e marredhenieve te qendrueshme , te bazuara ne respekt dhe besim. Te ndertojme se bashku shpirtin e skuadres ka te beje me kenaqesine qe vjen nga te mesuarit dhe te mbeshteturit e njeri-tjetrit, sepse lidhja me e rendesishme qe ne kemi eshte ajo qe ndertojme me punonjesit tane.Aktualisht ne SGAL po kerkojme: Pergjegjes i Sektorit te Mbikqyrjes se Vazhdueshme

Objektivat Kyce

Mbikqyrja e vazhdueshme eshte niveli i pare i kontrollit dhe perfshin te gjitha masat e implementuara ne menyre te perhershme per te siguruar vlefshmerine, sigurine dhe perputhshmerine e transaksioneve te rrjetit te degeve me rregulloret dhe procedurat e brendshme te Bankes. Ai ka si objektiv kontrollin e veprimtarise se perditshme te rrjetit te degeve bazuar ne transaksionet dhe veprimet operacionale te kryera nga çdo dege e bankes per t’u siguruar qe procedurat e brendshme te bankes jane zbatuar dhe qe rreziqet e lidhura me transaksionet, produktet/ proceset jane kontrolluar.

Objektivat e Riskut Operacional

  1. Drejtuesi i Mbikqyrjes se Vazhdueshme eshte pergjegjes per kontrollin e cilesise se Kontrolleve te Vazhdueshme ne rrjetin e degeve ne menyre qe te zvogelohet rreziku operacional.
  2. Sigurohet qe kontrolli I vazhdushem te mbuloje te gjithe aktivitetin e deges dhe proceset e produktet e bankes duke vene fokus ne rreziqet me te rendesishme.
  3. Reduktimi i gjetjeve dhe anomalive ne rrjetin e degeve me synim minimizimin e rreziqeve bankare.

Rolet & Pergjegjesite Kryesore

  1. Pergatit draft proceduren dhe percakton rolet dhe pergjegjesite e specialisteve te Kontrollit te Vazhdueshem si dhe percakton skedulin e raportimit dhe rregullat per mbajtjen e dokumentave dhe dokumentimin e punes qe lidhet me kontrollin e nivelit te pare.
  2. Sigurohet qe kryerja e kontrolleve te operacioneve te rrjetit te degeve te kryhet sic duhet në të gjithe deget dhe ne perputhje me procedurat dhe proceset ne fuqi.
  3. Kryen me frekuenca te percaktuara, kontrolle cilesore per operacionet e rrjetit te degeve.
  4. Sigurohet qe te gjithe rreziqet operacionale jane mbuluar me kontrollin perkates dhe ne bashkepunim me Sektorin e Riskut Operacional sugjeron kontrolle shtese te cilat nuk gjenden ne librarine e kontrolleve te grupit.
  5. Kontrollon relevancen e sample-it te perzgjedhur qe te jete i bazuar ne risk, kontrollon anomalite e identifikuara dhe sigurohet qe planet e veprimit te propozuar te jene te pershtatshme per mbylljen e anomalive dhe permiresimin e proceseve.
  6. Kryen kontrollin e raportimeve ne aplikacionin e dedikuar “Narval” dhe rezultateve te kontrolleve te kryera nga specialistet e Kontrollit te Vazhdueshem, dhe pergatit nje permbjedhje te anomalive kryesore te identifikuara per cdo rajon.
  7. Ndjek dhe investigon ceshtje problematike te evidentuara ne rrjetin e degeve, perfshire edhe misione te dedikuara.
  8. Sigurohet që mbikëqyrja e vazhdueshme të përditësohet duke marrë parasysh çdo ndryshim organizativ, rregullativ, apo të sistemeve operuese qe impaktojne operacionet ne dege dhe sigurohet qe procedurat perkatese jane rishikuar ne perputhje me keto ndryshime.
  9. Siguron qe kontrolli i vazhdueshem te mbuloje aktivitetet dhe rreziqet e brendshme te lidhura me produktet e reja.
  10. Verifikon pershtatshmerine e kontrollet ekzistuese në rast të ndodhjes së humbjeve operacionale dhe propozon ndryshimet e nevojshme (ne rast nevoje).
  11. Mban dosje reference me të gjitha elementet e mbikëqyrjes se vazhdueshme per secilen dege dhe secilin specialist per portofolin perkates.
  12. Pregatit raport periodik permbledhes per performancen e te gjithe rrjetit te degeve bazuar ne gjetjet e identifikuara gjate kontrolleve e kryera.
  13. Deklaron rezultatet e te gjithe analizave te kryera ne aplikacionin e dedikuar te Mbikqyrjes se Vazhdueshme, “NARVAL”

Kualifikime te Nevojshme

  • Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha te tjera te lidhura me te.

  • Te pakten 3 (tre) vjet eksperiencë në fushen Bankare.
  • Te pakten 2 (dy) vjet eksperiencë në auditim te bankave.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 20 Tetor 2017.
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Të interesuarit të aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes Societe Generale Albania: www.societegenerale.al
ose te aksesojne linkun https://www.societegenerale.al/al/karriera/vende-vakante/
 


Apply
Back
Top