• Lushnje, ofroj vend pune Asistent Projekti

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industrial, miniera e metalurgji, etj.

Agrocon Albania Sh.p.k
është një kompani shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Aktivitet përfshin prodhimin e perimeve të fresketa në serë, në fushë të hapur, grumbullimi i perimeve nga fermerët e zonës si dhe shitja me shumicë për eksport dhe në tregun shqiptar.

Pozicioni
: Asistent/e Projekti
Raporton: Administratori i Shoqërisë
Shoqëria: Agrocon Albania shpk
Vendndodhja: Fshati Ngurrëz e Vogël, Lushnje

Përmbledhje: Asistent/e Projekti ka si detyrë parësore informimin dhe komunikimin ditor ndërdepartamental të kompanisë për zhvillimet dhe nevojat e tyre.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Asiston Departamentet dhe MD në hartimin e proçedurave përkatëse për proçeset e punës të Shoqërisë, si dhe për monitorimin e zbatimit të këtyre proçedurave.
· Asiston në organizimin e mbledhjeve periodike të grupeve të punës sipas projektit të Agrocon;
· Kujdeset për rakordimin e Departamenteve të Agrocon, akteve, ndjekjen e porosive si dhe raportimet tek Drejtuesi i kompanisë;
· Mirëmban sistemin e menaxhimit dhe arkivimit të dokumentave të prodhuara nga Departamentet;
· Bën kërkime të të dhënave dhe informacioneve sipas nevojës dhe fazave që ndodhen projekti;
· Monitoron kanalet informuese shtetërore, private dhe të organizatave ndërkombëtare mbi njoftimet për Bujqësinë, Grantet etj
· Ndihmon në përgatitjen dhe plotësimin e formateve të shpenzimeve për stafin sipas rastit dhe mban regjistrin e shpenzimeve të bera CASH për nevoja të MD dhe të Departamenteve te Agrocon.
· Kujdeset për kryerjen e rezervimeve dhe logjistikën e nevojshme për udhëtime punë të MD dhe të Drejtorëve të Departamenteve.
· Kujdeset për ndjekjen operacionale në fermë si dhe optimizimin e proceseve të punës.


Kërkesa dhe kualifikime

Edukimi: Diplomë Universitare në Administrim Bisnes, Ekonomi, Agrobiznes
Eksperiencë Pune: Të ketë ekperiencë pune të mëparshme të ngjashme, minimalisht 3-5 vjet.

Kualifikime të tjera:
· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
· Zotërimi i shumë i mirë i gjuhës anlgeze në të folur dhe shkruar;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit dhe gjenerimin e raporteve;
· Të jetë në gjendje për të udhëtuar brenda dhe jashtë Shqipërisë;
· Të ketë patentë për drejtimin e automjetit.

Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet emailit tek adresa hr@agroconalbania.al

Afati i dorëzimit:
17 Tetor 2017
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply
Back
Top