• Tirane, ofroj vend pune Grafik Dizajner

Kompania Globe Group kerkon te punesoje grafik dizajner:

Detyrat dhe përgjegjesitë:

• Të krijojë dizajne, koncepte për broshura, prezantime, flyer-a, fletëpalosje dhe publikime të
tjera duke punuar njekohësisht me imazhe dhe fjalë;
• Konceptimin e materialeve promocionale, për produkte/promocione/fushata etj;
• Punimin grafik të materialeve promocionale dhe ndjekja në prodhim i tyre;
• Të mendojë në mënyrë kreative për të nxjerrë ide dhe koncepte të reja;
• Të porosisë tek palët e treta direkt, prodhimin e materialeve promocionale;
• Të ketë njohje për kostot e prodhimit në përgjthësi të materialeve promocionale;
• Të adoptohet me ndryshimet/të rejat që bëhen në pashaportën dhe guidelinet e kompanisë
dhe të implementoje ato në të gjitha formatet e komunikimit;
• Të punojë ne grup per projekte te ndryshime si website, prezantime, evente, etj.

Eksperienca dhe njohurite profesionale:

• Të njohë shumë mirë programet grafike Adobe Suite (Photoshop,Illustrator,
InDesign, si dhe paketen e office) ;
• Të ketë eksperience pune minimumi 2 vjecare;
• Të jetë i/e shkathët, kreativ;
• Të jetë i/e përgjëgjshëm, të marrë persiper ngarkese pune;
• Të jetë i/e gatshëm të punojë jashtë orarit zyrtar në varësi të punëve që kanë afat.

Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë këto kërkesa mund t’i dërgojnë CV-të me fotografi në adresën e e-mail-it njoftimed@gmail.com :
Afati deri ne dt 06 Nentor 2017.
 


Apply
Back
Top