• Shqiperi, ofroj vend pune Punonjes Social projekti ne Fier, Lezhe dhe Fushe Kruje

Lajmerim per Vend Pune

Data e hapjes: 29 Shtator 2017

Data e mbylljes: 06 Tetor 2017

Titulli i pozicionit: Punonjes Social projekti ne Fier, Lezhe dhe Fushe Kruje
Vendi: Zyra e Fierit, Lezhes dhe Fushe Krujes
Ore pune: Me kohe te plote, 40 ore/jave
Supervizor: Drejtori Ekzekutiv i NPF-se



Pershkrim i shkurter i projektit: Sherbime Sociale te Integruara per nje zhvillim te qendrueshem social dhe ekonomik per Romet dhe te tjere

Projekti i mbeshtetur financiarisht nga Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim, UNDP, fillon zbatimin e tij ne 1 Tetor 2017 per nje periudhe 4-vjecare. Projekti synon integrimin ne shoqeri kryesisht te komuniteteve Rome dhe Egjyptiane permes arsimimit te femijeve, formimit profesional te te rinjve, ndermjetesimit per punesim, forcimit ekonomik te familjeve, zhvillimin e komunitetit dhe permiresimin e kapaciteteve te bashkive per sherbime te integruara sociale ne qytetet Fier, Lezhe dhe Kruje (Fushe Kruje).
Funksionet baze te pozicionit:


Pozicioni i punonjesit social eshte mjaft i rendesishem per aresye te kontaktit te drejtperdrejte dhe te perditshem me perfituesit. Kandidati do te punoje ne bashkepunim te ngushte me anetare te tjere te stafit lokal si punonjes sociale, lehtesuesin/en lokal te projektit dhe stafin qendror. Ai/Ajo kryesisht do te: evidentoje te gjitha problemet ne familjet Rome dhe Egjiptiane permes vizitave shtepi me shtepi, do te adresoje keto probleme se bashku me perfituesit, femije, te rinj e te reja, prinder dhe anetare te tjere te komunitetit, do te beje menaxhimin e rastit, koordinoje punen me institucionet lokale te sherbimeve perfshire shkollen dhe bashkine, do te administroje dosjet e perfituesve, mbeshtetje per iniciativat ekonomike, do te raportoje etj.

Kualifikime te nevojshme:

Arsim: Diplome fakulteti ne deget sociale (e preferuar) ose ne dege te peraferta. Kualifikime te tjera si dhe njohuri te paketes baze kompjuterike.

Eksperience: Kandidati i suksesshem duhet te kete minimalisht 2 vite pune ne pozicione te ngjashme ne organizata, institucione ose projekte si punonjes social. Ai/Ajo duhet te kete eksperience pune dhe njohje te thelle te nevojave per zhvillim te komuniteteve te marxhinalizuara, kryesisht Rome dhe Egjiptiane si arsimimi, formimi profesional, punesimi, regjistrimi civil, shendeti etj. si dhe njohuri rreth kultures dhe dinamikave te zhvillimit te tyre komunitar. Preferohet njohja e institucioneve lokale te sherbimeve si shkollat, qendrat e formimit profesional, zyrat e punesimit, bashkia etj.

Gjuhet: Shqip; njohuri te Romisht, e preferuar.

Njohuri dhe aftesi pune:
Njohuri te mira dhe praktike pune ne sherbime sociale
Aftesi ne menaxhimin e rastit
Aftesi te shkelqyera komunikimi
Aftesi te dukshme per te punuar ne grup
Aftesi per te menaxhuar/funksionuar ne ambjente inter kulturore
Aftesi analitike dhe raportuese
Aplikimi:
Individet qe zoterojne keto cilesi duhet te dorezojne:
1. Curriculum Vitae
2. Leter personale ku te pershkruajne se si cilesite e tyre jane relevante per pozicionin.
3. Dy letra rekomandimi
Dergoni aplikimin ne: Dorina Memeti, [B]dorinamemetinpf@gmail.com[/B]
jo me vone se 06 Tetor 2017.



Fondacioni “Ndihme per Femijet” ofron mundesi te barabarta punesimi per femrat dhe meshkujt, pa dallime etnie dhe fetare.
 


Apply
Back
Top