• Durrës, ofroj vend pune Menaxher Finance

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompani të re ndërtuar së fundmi, aktiviteti i së cilës konsiston në prodhimin e materialeve të ndërtimit në një nga fabrikat më moderne në Ballkan në saj të teknologjisë së fundit të prodhimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER FINANCE

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


· Përgatitja e pasqyrave financiare mujore në funksion të manaxhimit (PASH, Bilanc, Cash Flow);
· Përgatitja dhe deklarimi fiskali lista pagesës, dhe deklaratave të tjera fiskale mujore dhe vjetore;
· Manaxhimi i gjendjes së cash dhe pagesave;
· Analiza e kostove të produkteve të prodhuara nga fabrika;
· Organizimi i punës në departamentin e financës dhe respektimi i afateve të raportimit;
· Manaxhim të operacioneve kompjuterike në sistemin financiar dhe kontroll të kontabilitetit të kompanisë;
· Përgatitja e raporteve specifike në varësi të kërkesave të manaxhimit;
· Mbikqyr të gjitha funksionet e dhe raportimet e departamentit të financës.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik, dega Financë;

Eksperiencë Pune: Pesë ose me shumë vite eksperiencë (përparësi nëse eksperienca është në tregetim dhe import-export);

Aftësi:

· Të njohë programet bazë të paketës Microsoft Office;
· Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
· Njohje e legjislacionit dhe dokumetacionit financiar;
· Të jetë i fokusuar drejt zgjidhjes së problemeve, efektiv dhe të punojë në grup;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Perferohen kandidat
ë nga qytetit i Durrësit

Afati i dorëzimeve të CV-ve
është deri më 10 Nëntor 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top