• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Riskut te Kredive

Qëllimi i punës:

Kontrollon të dhënat e aplikimit të klientit për kredi të sjella nga forca shitëse, duke dhënë një opinion profesional lidhur me situatën e kredimarrësit. Kryen analizën financiare me korrektësi dhe prezanton gjykimin e tij në Komitetin e Kredisë në përputhje me të gjitha politikat e kredidhënies së kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore:

1. Viziton klientin që ka aplikuar për kredi në mënyrë që të verifikojë të gjithë informacionin e nevojshëm për qartësimin dhe identifikimin e risqeve te implikuara në aplikimin për kredi;
2. Siguron që të gjitha aplikimet janë në përputhje me politikat e kredidhënies në fuqi ;
3. Përgatit përmbledhjen e rasteve të kredise dhe i / e referon opinionin e tij / saj në Komitetin e Kredisë ne nivel Dege, duke i informuar anetarët e këtij Komiteti për rreziqet e identifikuara dhe masat e propozuara në lidhje me zbutjen e rrezikut të kredisë;
4. Merr pjesë si anëtar me të drejta të plota në Komitetin e Kredisë së degës ;
5. Identifikon nevojat për trajnim të forcës shitëse dhe kryen vazhdimisht rolin e trajnuesit (coacher) për Oficerët e Kredisë të degëve ku operon, duke u fokusuar në cilësinë e kredidhënies.
6. Verifikon dosjen fizike të kredisë dhe konfirmon çdo dokument në dosje sipas checklistës së aprovuar dhe kontrollon vërtetësinë e tyre sipas procesit të kredidhënies në fuqi;
7. Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë për t’u rregulluar tek Njësia e Administrimit të Kredive;
8. Adreson të gjithë kërkesat e klientëve aktivë për ndryshime kontrate në pengje apo persona të lidhur, duke propozuar zgjidhjen më të mirë për NOA;
9. Vlerëson kapacitetin dhe jep mendimin mbi riskun përkatës për cdo ristrukturim që vjen si propozim nga Njësia e Mbledhjes së Kredive në Vonesë;
10. Kryen procesin e Monitorimit të Kredisë mbi përdorimin e fondeve sipas Procedurës së Kredisë;
11. Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Njësisë së Riskut të Kredive.



Kërkesat kryesore:


1. Diplomë universitare në Kontabilitet ose fusha të tjera të ngjashme;
2. Fusha e ekspertizës profesionale :
- Risku i kredisë
- Analiza financiare
3. Eksperiencë 3 vjeçare në sistemin e kredidhënies ose në sektorë të tjerë të lidhur;
4. Aftësi shumë të mira për të nxjerrë dhe analizuar të dhëna, për të përmbledhur gjetje, duke përfshirë edhe përpilimin e rekomandimeve mbështetur mbi këto gjetje;
5. Aftësi për të zgjidhur probleme;
6. Aftësi për të dokumentuar procedura dhe për të siguruar përputhshmërinë me to;
7. Shumë i saktë dhe i kujdesshëm për detajet;


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 12 Tetor 2017.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top