• Tirane, ofroj vend pune Fiancier/e

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

FINANCIER

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


· Të mbikqyrë në vazhdimësi dhe me përpikmeri proceset financiare, të kryej analiza/kontrolle të rregullta të faturimeve & pagesave të klientëve duke evidentuar klientët me probleme në likuidime; të mbajë raportet me klient-furnitor për ҫeshtjet financiare;
· Të sigurojë që dokumentacioni të arkivohet në menyrë korrekte me të gjitha të dhenat e nevojshme për të maksimizuar eficencën e departamentit të financës ( dosje përkatëse të klient/furnitorëve, arkës/bankës, të punonjësve dhe listpagesave, të aseteve etj)
· Përgatitja e Pasqyrave Financiare Vjetore dhe pasqyrave financiare mujore në funksionet e manaxhimit (PASH, Bilanc, Cash Flow);
· Përgatitja dhe deklarimi fiskal i listë- pagesës, dhe deklaratave të tjera fiskale mujore dhe vjetore;
· Menaxhimi i pagesave;
· Mbikqyr të gjitha funksionet dhe raportimet e departamentit të financës;
· Përgatitja e raporteve specifike në varësi të kërkesave të menaxhimit.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik, dega Financë;

Eksperiencë Pune: Katër ose me shumë vite eksperience (përparësi nëse eksperienca është në kompani prodhimi);

Aftësi:

· Të njohë shumë mirë programet bazë të paketës Financa 5, Microsoft Office;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Të jetë i fokusuar drejt zgjidhjes së problemeve, efektiv dhe të punojë në grup;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Shtator 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top