• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Magazine

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e shitjes së produkteve elekteronike, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER MAGAZINE

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i Magazinës është përgjegjës për menaxhimin e të gjitha proceseve të magazinës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Bën gati mallin sipas kërkesave;
Mban proces verbal për ҫdo dëmtim apo problem me mallin;
Mban gjendjen rezervë;
Koordinon shërbimin për pastrimin dhe gjithë materialet që disponon në magazinë duke respektuar ofertat e përcaktuara;
Është përgjegjës për mallin në magazinë dhe mirëmbajtjen e tij;
Bën planifikimin dhe parashtron kërkesat për materialet që nevoiten për zhvillimin e aktiviteteve;
Merr mallin në dorëzim me firmë dhe është personi që zotëron ҫelesin e magazinës;
Në bazë të planit dhe fondit të përcaktuar dhe aprovuar, bën blerjen për nevoja të magazinës;
Është përgjegjës për Inventarin Fizik të Magazinës (Hyrje/Dalje)
Asiston në mirëmbajtjen e mallit;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (Preferohet Ekonomi/FInancë);

Eksperiencë Pune: Kandidati duhet të ketë 10 vjet eksperiencë paraprake në këtë profil;

Aftësi:

· Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe në shkrim;
· Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
· Sistematik dhe i organizuar;
· Person shumë i vetëmotivuaduhura;
· Ndershmëri dhe integritet;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15 Tetor 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top