• Tirane, ofroj vend pune Specialist IT (Senior) / Administrator Rrjeti

Qellimi I Pozicionit: Specialist IT (Senior)/ Administrator Rrjeti
Detyrat dhe Pergjegjesite:


  • Kryen monitorimin e përditshëm të sistemit, duke verifikuar integritetin dhe disponueshmërinë e të gjitha pajisjeve, burimeve të serverit, sistemeve dhe proceseve kyçe si dhe verifikimin e përfundimit të punëve të planifikuara siç janë backup-et e kompanisë.
  • Monitorimi i përditshëm i sigurisë për të identifikuar ndonjë shkelje të mundshme. Administrimi i firewall dhe përgjegjësia e përgjithshme për sigurinë e IT kompanisë.
  • Konfigurimi dhe suporti per kompjuterat e perdoruesve (desktop, laptop, tablet), pajisjet periferike (printer, skaner, fotokopje).
  • Instalim dhe menaxhim i mailserver.
  • Vlerëson infrastrukturën për të siguruar që përmbushen kërkesat kryesore.
  • Zhvillon strategji të reja dhe procedura të IT për të rritur efikasitetin dhe për të përmirësuar rrjedhën e punës

Kerkesat qe duhet te plotesoje Kandidati:


  • Eksperience pune 2-3 vjeçare si Mbikqyrës i sistemit IT.
  • Njohuri shume te mira në administrimin, ruajtjen dhe zgjerimin e infrastrukturës së IT duke përdorur Microsoft Windows Server 2003 dhe më të lartë, Exchange Server 2007, Microsoft SQL 2005 dhe më të lartë.
  • Te kete njohuri te mira per networking si ne anen hardware (switch, router etj) ashtu dhe ate software (TCP/IP etj)
  • Aftësi menaxhuese me sigurimin kundër viruseve;
  • Te gatshem per te mesuar mbi teknologjite me te fundit .
  • Aftësi dhe njohuri të avancuara analitike, strategjike, planifikuese, organizative, mbikeqyrese dhe keshilluese;
  • Te ofroje zgjidhje per probleme komplekse.
  • Vleresohen njohurite ne programim.
  • Aftësi për të mbajtur nivel të larte të konfidencialitetit;


Procedura e Aplikimit:

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutemi dorezoni dokumentet si me poshte :
1. CV te detajuar
2. Certifikata
Ne adresen tone te e-mailit njoftimed@gmail.com
 


Apply
Back
Top