• Administrator për Rezidenca Civile, Kavaje

SD_INVEST_Cover.jpg


“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 ''S&D Invest'' sh.a menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

Kompania po kërkon për zgjerojë stafin e saj në pozicionin:


Administrator për Rezidenca Civile-(Kavajë)


Detyrat dhe Përgjegjësitë
:


  • Administratori duhet të ndërrmarrë kontrolle periodike për problemet teknike dhe higjeno-sanitare, për gjendjen e pronës e të objekteve në bashkëpronësi si sisteme ndriçimi, ashensorë, sistemet e mbrojtjes kundra zjarrit, praninë e insekteve dhe parazitëve dhe ndermerr veprime për të zhdukur dëmtimet e pronës apo praninë e faktorëve që mund të përbëjnë rrezik për epidemi dhe sëmundje të ndryshme.
  • Verifikon dhe zgjidhë problemet dhe shqetësimet e ngritura nga departamenti i Marketing dhe Shitje dhe ai Inxhinierik.
  • Disiplinon përdorimin e sendeve të përbashkëta dhe cilësinë e shërbimeve në interes të perbashkët, në mënyrë që të sigurohet përdorimi sa me i mirë i mjediseve dhe sendeve të përbashkëta.
  • Realizon faturimin e shërbimeve të administrimit me korrëktësi dhe përgjegjësi maksimale.
  • Kordinon aktivitetet e ndërtimit me ato të mirëmbajtjes.
  • Pergatit raporte në bazë të shënimeve ditore të problemeve dhe e paraqet atë të Eprori në çdo kohe dhe realizon kontrolle çdo ditë për zbatimin e rregullave të bashkëjetesës.
  • Menaxhon zgjidhjen e problemeve të ndryshme , si ato të marrëdhënieve mes klienteve ashtu dhe ato të mirëmbajtjes dhe raporton për çdo zgjidhje të dhënë.
  • Zbaton vendimet e marra nga kompania, të karakterit disiplinor për zbatimin dhe mirëfunksionimin e çdo elementi të rregullores së administrimit të pjesëve në bashkëpronësi.

Njohuritë dhe Aftësitë:


  • Të ketë mbaruar arsimin e mesem. Përbën avantazh Arsimi i Larte.
  • Të ketë të pakten 5 vjet eksperience të ngjashme pune.
  • Të ketë aftësi shume të mira komunikuese.
  • Të jetë banor i qytetit të Kavajës dhe rrethinave përreth.

    Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 31.10.2020 në adresën email: hr@kodraediellit.com

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


 


Apply
Back
Top