• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Dyqani

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
MENAXHER DYQANI

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Të kujdeset për Furnizimet me produkte që i duhen dyqanit;
· Të kujdeset për mbarëvajtjen e punës në dyqan;
· Të kujdeset për Hyrjet dhe Daljet e mallit në dyqan;
· Të kujdeset për përpilimin e Faturave tatimore;
· Të kujdeset për inventarin e dyqanit;
· Të kujdeset për ofertat dhe skadencat;
· Të kujdeset që dyqani të ketë produktet të cilat kanë ecuri në treg.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profil Ekonomik, Financa përbën avantazh;

Eksperiencë Pune: Eksperienca paraprake përbën avantazh;

Aftësi:

· Të ketë aftësi shumë të mira në zhvillim e planeve të shitjeve;
· Të ketë aftesi shumë të mira komunikimi;
· Të ketë aftesi shumë të mira drejtimi dhe organizimi;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Të ketë njohuri shumë të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel; Power Point), Internet dhe programit Financa 5.


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Shtator 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top