• Durres, ofroj vend pune Administrator magazine

Aluflor mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër Aluflor ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit. Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike. Aluflor eshte i interesuar te punësojë një Administrator magazine, që të plotësojë kriteret e mëposhtme:


Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Mbikëqyr aktivitetet e përditshme të magazinës.
2. Organizon punen e punonjesve te magazines për të përmbushur objektivat.
3. Mbikëqyr dhe kontrollon hyrje – daljet e materialeve ne magazine.
4. Veçon haperisa ne magazine per produktet e reja.
5. Siguron asetet e kompanise.
6. Mban proçesverbale për çdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim.
7. Kontrollon hyrje – daljet e punonjesve nga magazina.
8. Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.
9. Mbajtja paster dhe rregullt e magazines.


Kualifikimi i kërkuar:

• Diplomë e arsimit të lartë në degen Ekonomik ose Inxhinieri Ndertimi.
• Njohja e nje gjuhe te huaj perben avantazh.
• Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese.
• Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
• Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
• Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.




Te interesuarit te dergojne CV duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikojne ne adresen e email-it: aplikime@aluflor.com

Adresa: "Kompleks rekreativ 3 katesh", Sheshi Italia, Kati +2, Tirane.


 


Apply
Back
Top