• Tirane, kerkohet Agjente turistike

Përshkrimi
Shoqëria LOG in ALBANIA është themeluar në vitin 2004 me dëshirën dhe ambicien për të qenë përfaqësuese dinjitoze në tregun shqiptar dhe rajonal të shërbimeve. Aktualisht aktivitet e saj kryesore janë: agjensi doganore; agjensi turistike; shërbim postar ekspres; veprimtari në fushën e dhënies me qera të mjeteve të transportit; shërbime që lidhen me pritjen e turisteve; shoqërues në pikat turistike brenda e jashtë vendit dhe përkthyes; organizim eventesh, etj.

Kërkohet AGJENTE TURISTIKE :
-ndihmon në krijimin e tureve
-shoqëron klientët në ture
-kërkon për projekte në lidhje me sektorin e turizmit
-ndihmon në shkrimin apo realizimin e projekteve të shoqatës AITA
-shet produketet e kompanisë në desk, ture dhe transferta

Kualifikimet / Kërkesat

- Të këtë eksperiencë punë në fushën e agjensive turistike.
- Fleksibilitet me orarin
- Aftësia në gjuhën Angleze është kusht i domosdosshëm;
- Gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh;
- Të jetë person i përgjegjshëm, i komunikueshëm dhe energjik;
- Të këtë aftësi te mira komunikuese dhe dëshirë për të punuar në grup.
- Përdorim i paketave MS Word, Excel e PowerPoint

Aftësi të provuara në:
• Qëndrueshmëria në punë
• Mbajtja e cilësisë dhe standarteve profesionale në nivel shumë të lartë
• Përbushjen e detyrave të dhëna në kohë dhe brënda afatit të përcaktuar
• Prioritarizimi i punëve dhe manaxhimi i disa detyrave në të njëjtën kohë
• Punën individuale si edhe atë në grup
• Operimin me profesionalizëm dhe integritet

Niveli i shpërblimit për pozicionin e punës do të jepet në përpjestim të drejtë me eksperiencen dhe kuaifikimin e kandiatites

Shënime
Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të arrini plotësimin e objektivave tuaja personale dhe profesionale si edhe të zgjeroni aftësitë tuaja JU MIREPRESIM në ekipin tonë. Nëse ndjeni se i përmbushni kriteret e mësipërme jeni të lutur të dërgoni CV tuaj në:

[B]eliana.bakiri@toptour.al[/B]

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistën.
 


Apply
Back
Top