• Tirane, ofroj vend pune Gazetar i pavarur / Copywriter

Nëse jeni krijues dhe ju pëlqejnë kërkimet, intervistat dhe shkrimet e ndryshme, atëherë kjo mund të jetë puna e duhur për ju.
Ne jemi ne kërkim të një personi, kurioz, punëtor, që i pelqen të punojë në ekip, që artikulohet mirë dhe mendje hapur, për të qenë pjesë e jetës sonë profesionale.
Ne presim nga ju që të bëni kërkime dhe të shkruani artikuj për një sërë publikimesh, përfshirë ato periodike, dhe:


  • Artikuj për punonjësit, që mbulojnë interesat e përgjithshme dhe profesionale të tyre.
  • Artikuj për klientët nga departamente apo sektore të ndryshëm.
  • Përditësimin e artikujve për Raportet Periodike
  • Formatimin e artikujve PR për publikime të brendshme dhe të jashtme mbi evente dhe inagurime të ndryshme.
  • Fjalime
  • Prezantime, etj.

Pergjegjësitë

Përgjegjësitë tipike për një gazetar të pavarur / copywriter përfshijnë :

  • Hulumtimi i një subjekti dhe historie.
  • Shkrimin dhe redaktimin e lajmeve.
  • Sigurohet që puna është shkruar mirë, saktë dhe dorëzuar në kohë.
  • Kryerjen e intervistave, ballë për ballë apo në distancë.
  • Ndjek seminare, konferenca dhe panaire për kryerjen e intervistave (ne si bankë marrin pjesë në ekspozita dhe ngjarje të ndryshme dhe në këtë mënyrë ne lejojmë që reklamuesit të takohen me lexuesit e tyre).
  • Gjeneron ide për histori te ndryshme.
  • Ecjen me hapin e kohës në trended dhe zhvillimet që lidhen me përmbajtjen e revistës.
  • Sugjeron artikuj interesante dhe ndikues për lexuesit.

Aftësitë:

Aftësite e të shkruarit: nevojitet të shkruani mirë në gjuhën Angleze dhe Shqiptare, me tonin e duhur, ndjenjën, strukturën e fjalisë dhe emocion. Gramatika gjithashtu ka rëndësi.
Kreativiteti: Nga ju nevoitet të krijoni punë origjinale dhe zhvilloni ide rreth tematikave të zgjedhura.
Vendosmëria: Disa detyra mund të kërkojnë një kohë të gjatë për të përfunduar, ose redaktori juaj mund ta kthejë atë disa herë për rishikime.
Aftësi bindese: Ju duhet te dini të shkruani në mënyrë bindëse dhe në disa raste të mbroni zgjedhjet tuaja kreative
Gazetari I pavarur kalon kohë në një rrjet duke ndërtuar marrëdhënie me njerëz që lidhen direkt me temat e publikimeve.
Copywriter që do të zgjidhet do të punojë pranë punonjësve përkatës për të përcaktuar tonin dhe diskutojë idetë. Ai/Ajo duhet të dijë të shkruajë tekste të ndryshme për materiale si: shtypi i shkruar, web, rrjete sociale dhe publikime të ndryshme.

Cfare duhet te prisni:


  • Kjo punë ju jep mundësinë të njiheni me një sërë njerëzish përtej rrethit tuaj të kolegëve, por orët e zgjatura, afatet e ngushta, dhe shkrimi për një publik të gjerë mund të jetë stresues.
  • Udhetimi gjatë ditës së punës është shpesh I nevojshëm dhe në raste të vecanta mund të kaloni edhe natën jashtë shtëpisë.
  • Ju do të ofroni shërbimet tuaj si dhe të jeni pjesë e Departamentit te Marketingut.



Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 13 Shtator 2017.
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Të interesuarit të aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes Societe Generale Albania: www.societegenerale.al
ose te aksesojne linkun https://www.societegenerale.al/al/karriera/vende-vakante/
 


Apply
Back
Top