• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER RESTORANTI

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER RESTORANTI

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Kandidati duhet të ketë ekperiencë në menaxhimin e restorantit, në shërbimin e klientelës si të barit ashtu dhe të restorantit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Promovimin dhe marketimin e biznesit nëpërmjet metodave kreative duke përfshirë bashkëpunime dhe me operatore të ndryshëm në treg (Agjensi Turistike, Agjensi Eventesh);
· Rekrutimin, trajnimin dhe mbikëqyrjen e stafit për të siguruar shërbim sa më profesional dhe cilësor ndaj klientit;
· Planifikimin dhe zhvillimin e biznesit;
· Hartimin e një plani marketingu;
· Hartimin e menuve;
· Ndjekjen e proceseve të licencimit, problematikave të higjienës dhe zbatimit të rregulloreve të brendëshme;
· Ndjekjen e procesit të furnizimeve dhe magazinimeve të mallrave;
· Zgjidhjen e problematikave;
· Përgatitja e raporteve periodike statistikore dhe financiare;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Preferohet meDuhet të kenë mbaruar minimalisht arsimin e mesëm;

Eksperiencë Pune: Kandidatet duhet të kenë të paktën 2 vite eksperiencë në këtë fushë;

Aftësi:

· Të njohë programet bazë të paketës Microsoft Office;
· Njohja e një gjuhë të huaj përbën avantazh;
· Të ketë kapacitete të zgjidhjes së problemeve më përgjegjësi dhe efektivitet;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 29 Shtator 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top