• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu dhe Shitjesh

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER MARKETINGU DHE SHITJESH

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Menaxheri i Marketingu ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të marketingut dhe shitjeve. Duke u fokusuar në ngritjen, organizimin dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e objektivave.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Pritja e klientevë në zyrë dhe orientimi i tyre në lidhje me produktet;
· Përgatitja e ofertave;
· Përgatitja e kontratave të shitjes, flet garancive;
· Përpilimi i porosisë së blerjes;
· Koordinimi me departamentet përkatese për porosinë e blerjes dhe mënyrat e pagesës së mallit;
· Përgatitja e planit javor për marketing në terren;
· Target klient;
· Raport ditor për marketingun në terren;
· Përpilimi i një programi të hollësishëm marketingu që synon të përmirësojë imazhin e kompanisë në treg;
· Kryen shitjen e produkteve dhe negocion mbi ҫmimin dhe uljet e mundshme në bashkëpunim me Menaxherin e Përgjithshëm;
· Ruan dhe zhvillon marrëdhënien me klientët ekzistues dhe ata potencial nëpërmjet emaileve dhe telefonatave;
· Përfaqëson kompaninë në panaire të ndryshme;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (e preferueshme në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi);

Eksperiencë Pune: Përvojë profesionale, përbën përparësi përvoja në Biznes;

Aftësi:

· Aftësi për studimin e tregut;
· Aftësi komunikimi dhe krijimi i marrdhënieve të bashkëpunimit me klientët;
· Aftësi krijuese;
· Njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;
· Leje derejtimi automjeti kategoria B.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 18 Shtator 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top